Rëndësia e mësimit plotësues të gjuhës shqipe

Në disa vende mësimin shqip e ndjekin vetëm 50 përqind e fëmijëve.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë, Lapsh-i, është përgjegjëse e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër, ka krijuar një aktivitet mbi njëzetvjeçar. Mësimi zhvillohet me planprogram dhe me tekste shkollore të hartuara nga Ministria  e Arsimit të Republikës së Kosovës. Shkolla në gjirin e saj përfshin fëmijët e moshave 6  deri 16 vjeç, të ndarë në tri grupmosha të afërta sipas tri niveleve. Shkolla zgjat nëntë vjet,  grupi duhet të ketë nga tetë deri dymbëdhjetë nxënës.

Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, mësimi plotësues nuk ka gjetur shumë përkrahje nga prindërit dhe nxënësit. Në Jura mësimin shqip e ndjekin vetëm 50 përqind e fëmijëve, aktualisht janë 86 nxënës. Në shkollën zvicerane nuk kemi ndonjë shifër vetëm për fëmijët shqiptarë. Mendohet të jenë 216 nxënës nga Ballkani. Rëndësia e mësimit plotësues qëndron pikërisht në përkrahjen e gjuhës amtare që është e rëndësishme  për formimin  gjuhësor të fëmijës jo vetëm për të sotmen e tij, por edhe për të ardhmen e shoqërisë në tërësi. Gjuha amtare luan rol qendror në zhvillimin gjuhësor të fëmijës «njëgjuhësh» që rritet në kushte dygjuhësie. Realisht fëmijët e mërgimit  janë me dy kultura, në rastin tonë ai flet shqip në shtëpi dhe frëngjisht apo … në shkollë.

Dy gjuhësia e mërgimit është më se e domosdoshme. Gjeneza e të mësuarit të gjuhës shqipe, përveçse në familje, fillon të rrënjoset në mësimin plotësues si dhe ushqehet nga vizitat në vendlindje dhe nga interneti. Në parim, fëmija në familje bën përvetësimin e të folurit tradicional shqip deri në një farë niveli. Në moshën shkollore ai fillon mësimin e një gjuhe tjetër. Kompetencat fillestare të gjuhës shqipe mbesin përgjysmë. Në ketë fazë është më se i rëndësishëm mësimi  plotësues; sado që është një herë në javë, ai e ndihmon dhe nxit mjaftueshëm  zhvillimin e më tejshëm të gjuhës amtare. Moszhvillimi i gjuhës amtare ndikon në mësimin e gjuhës së dytë, në ketë rast frëngjishtes. Shpesh herë me gjithë mundin e shkollës, asnjëra gjuhë nuk zhvillohet. Ky moszhvillim i asnjërës gjuhë nuk mbetet pa pasoja.  Fëmijët nuk tregojnë sukses as në mësimin e përgjithshëm shkollor. Një pjesë e fëmijëve kur fillojnë mësimin plotësues shqip kanë mjaft të meta në shqiptim, në përvetësimin e fjalëve si njësi të plota të të folurit. Burimi i këtyre të metave janë të folmet krahinore në familje, shqiptimi i shtrembër nga kujdestarët e fëmijës dhe nga edukatoret e çerdheve. Ndërsa shqipja standarde në shumicën e rasteve është një gjuhë e huaj për ta, nuk përkon me moshën e tyre. Mësimi plotësues në asnjë mënyrë nuk është pengesë, ai u vjen në ndihmë fëmijëve në shumë aspekte gjuhësore:

1. Me mësimin plotësues nxënësit përvetësojnë artikulimin dhe drejtshqiptimin e tingujve që i ka shqipja e nuk i ka frëngjishtja. Përvetësojnë fjalën si njësi të plotë, pasurojnë fjalorin me fjalë të reja, në strukturën  gramatikore dhe mbi ketë bazë zhvillimi i gjuhës bën të mundur të folurit e kuptueshëm.

2. Fëmijët në mësimin plotësues arrijnë aftësi të mira në lexim-shkrim në gjuhën amtare. Gjuha e fëmijëve, një gjuhë e folur nga prindërit arrinë të bëhet një gjuhë e shkruar.

3. Me mësimin plotësues gjuha dialektore e nxënësit kalon në procesin e ngritjes në gjuhë standarde. Zotërimi i shqipes standarde, s’do mend që kërkon përpjekje të mëdha të mësuesit, të fëmijëve dhe të prindërve. Nxënësi arrin të dallojë dialektin e folur nga gjuha standarde, të lexojë gazeta dhe libra në gjuhën letrare, të shkruajë tekste të shkurtra në gjuhën standarde. Nxënësi e ka më të lehtë të zgjerojë fjalorin e tij duke huazuar fjalë të standardit, se sa fjalë nga frëngjishtja.

4. Me mësimin plotësues krijohet një dygjuhësi e lehtë shqip-frëngjisht. Nxënësit flasin në dy gjuhë gjatë një bisede, në raste socio-gjuhësore të përshtatshme. Zotërimi i dy ose më shumë gjuhëve rrit pasurinë, shkathtësinë, veçantinë dhe larminë e mendimit të individit.

5. Mësimi plotësues i shërben integrimit. Një bazë e fortë e gjuhës shqipe e ndihmon nxënësin edhe në përvetësimin e frëngjishtes apo gjuhëve tjera. Me mësimin plotësues nxënësi është më i suksesshëm edhe në shkollimin e përgjithshëm. 90 përqind e nxënëseve që kanë kryer gjimnazin, kanë qenë në mësimin plotësues. Vlenë të përmend studimin empirik të albanologut zviceran prof. Basil Shader, ku shkruan: «Nxënësit që e ndjekin mësimin plotësues shqip, arrijnë nota më të mira edhe në lëndën ‹gjuha gjermane›. Nxënësit që shkojnë në mësimin plotësues shqip, mesatarisht kanë notë prej 0.15 më të lartë sesa ato që nuk e ndjekin atë mësim. Shihet se nga mbështetja e kompetencave gjuhësore në gjuhën amtare del edhe një efekt a transfer pozitiv për sa i përket mësimit të gjermanishtes.»

6. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe është pjesë e mësimit të përgjithshëm. Ai është një institucion shoqëror mjaft i rëndësishëm, i cili luan rol vendimtar në përmirësimin e të folmeve të shqipes në përgjithësi dhe afrimin e saj me normën standarde. Pavarësisht nga mosha, përkatësia gjinore, apo nga elemente të tjera të rëndësishme jashtëgjuhësore, ky është një kriter i padiskutueshëm, mjaft i rëndësishëm në krijimin e diferencave të sjelljes gjuhësore të individit. Në qoftë se krahasojmë të folurit e një personi që ka ndjekur mësimin shqip dhe atij që shqipen e ka mësuar vetëm në gjirin familjar, si dhe prej miqve e shokëve, dallimet janë mjaft të dukshme. Folësit që kanë ndjekur mësimin në shqip e që zhvillojnë njohuritë e tyre në të folur dhe të shkruar, me fjalor të pasur, gjithashtu kanë prirje të rregullojnë format e parregullta të dialektit apo të folmes krahinore. Ata përmirësojnë formën që përkon me standardin, përvetësojnë të folmen e tyre sipas normave të shqipes. Ky nxënës pasuron më tepër fjalorin, flet lirshëm, aftësohet të flasë rrjedhshëm dhe të jetë i kuptueshëm, si në familje dhe nga shokët e shoqet e tij.

Roli i mësimit shqip është i pashmangshëm edhe në të folmen e adoleshentëve shqipfolës. Tek ata që nuk vijnë në mësimin shqip vërejmë shumë dukuri që i përkasin të folmes së huazuar nga frëngjishtja, shqiptim të keq në disa tinguj të shqipes, ndërsa adoleshentet e arsimuar në shqip janë zbatues më të mirë të normës standarde. Mësimi i shqipes në shkollë nuk është një çështje thjeshtë patriotike, ai ka karakter të theksuar shoqëror, psikologjik, edukativ, gjuhësor edhe më gjerë.

Nexhmije MEHMETAJ