Rëndësia e drejtshqiptimit të emrave të fëmijëve

Disa emra specifikë dallojnë vetëm për nga një shkronjë nga ata të zakonshëm, ndaj bartësit e tyre gjithë jetën duhet të merren me korrigjimin e të tjerëve gjatë shqiptimit.




Shqiptimi i gabueshëm i emrit mund të shkaktoj përhumbje te fëmija. Nëse ai vazhdimisht detyrohet t`i korrigjojë të tjerët gjatë shqiptimit të emrit të tij, kjo mund t`ia shkaktojë ndjesinë e të sjellurit keq. Fëmijët me emra më jotipik ose emra jo anglez po përballen me mungesë kulturore të përfaqësimit. Nuk shohin shumë njerëz që duken si ata, që flasin gjuhën me të cilën komunikojnë në shtëpi. Por edhe nuk shohin foto si të tyre në libra, shpallje apo pano. Mund të ketë shumë pak referenca nga tradita e tyre kulturore. Ju mund ta keni një emër, i cili lehtas mund të shqiptohet, teksa gjatë shkollimit njerëzit mund ta mbajnë mend dhe kjo është gjë e bukur. Paramendoni situatën në të cilën mund të jenë ata që kanë emra jotipik,  jokonvencional, origjinal apo të rrallë, teksa njerëzit detyrohen shpesh të pauzojnë gjatë shqiptimit të tyre. Disa emra specifikë dallojnë vetëm për nga një shkronjë nga ata të zakonshëm, ndaj bartësit e tyre gjithë jetën duhet të merren me korrigjimin e të tjerëve gjatë shqiptimit. Si mund të ndihet një person, të cilit përveç familjes së ngushtë, të gjithë të tjerët ia shqiptojnë emrin gabimisht. Shqiptimi i emrit gabueshëm mund ta bëj fëmijën me turp, ta irritojë atë apo edhe të vë në siklet. Profesoresha Rita Kohli nga Universiteti «California Riverside», ka dhënë disa ide fantastike dhe të thjeshta se si mund të mbahet mend emri dhe mbiemri i dikujt.

Pyet

Profesoresha Kohli, sugjeron disa fjalë kur pyetet dikush për emrin e fëmijës. Kur bisedoni me prindër të fëmijës me emër jotipik, duhet t`i thoni «Si dëshironi ta thërrasë fëmijën tuaj»? Por, në raste se i drejtoheni vetë fëmijës, atëherë ndërron qasja: «Nuk di si shqiptohet saktë emri juaj, mund të më thoni? Dua ta mësoj dhe është me rëndësi se si shqiptohet saktë, si të thërrasin prindërit tuaj? »

Përsërite emrin 

Duhet ta përsërisni emrin disa herë radhazi nëse ka nevojë, deri atëherë kur e mbani mend dhe e shqiptoni saktë. Mund edhe ta shkruani disa herë.

Lejoni fëmijën t`u përmirësoj nëse gaboni

Fëmijët mund të hezitojnë t`u korrigjojnë, por duhet t`i inkurajoni ata se një veprim i tillë është krejtësisht  i natyrshëm.

Mendoni një asociacion

Nëse p.sh. e njihni personin me emrin Joaquin, për mbamendjen tuaj shkruaje në aspektin fonetik (wah-KEEN). Apo ndërtoni një fjali të shkurtër të tipit “Joaquin ecën.”

Mësuesit dhe trajnerët duhet të veprojnë në grup

Nëse vihet re se fëmijët e thërrasin gabimisht emrin e shokut/shoqes së tyre, duhet vepruar me gjithë grupin për shqiptim korrekt të emrit.

(dp/scarymommy.com)