Rektori Zejnullahu nuk e quan «bllokim» por problem zhvillimet në UP

Në emisionin Interaktiv, Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu nuk e ka quajtur bllokim gjendjen në Senat të UP-së, por i quajti «disa probleme me ngritje akademike».




Zejnullahu tha se kanë trashëguar dy konkurse që janë zhvilluar jashtë ndikimeve politike dhe familjare, përkundër asaj që kanë pasur shumë familjarë brenda konkurseve, transmeton Koha.net.

«Kur 1/3 e stafit i vjen koha ligjore për rivlerësim, problemet janë më të mëdha. Brenda senatit janë 8 anëtarë dhe dy familjarë, që të rivlerësohen dhe u krijua problem. Deri tash stafi është ngritur akademikisht në forma tjera, me vota në grup dhe arritje të moshës. Nëse të gjithë meritojnë të ngritën akademikisht, atëherë UP do të ishte në vendin 40 e jo 4000», tha Zejnullahu.