Rekord në Gjermani: 17,1 milionë banorë me rrënjë të huaja

Nuk ka pasur kurrë më shumë banorë me sfond emigracioni në Gjermani. Arsyeja e kësaj llogaritet të jetë imigracioni i lartë. Këta banorë në pikëpamje të arsimimit dhe pozitës shoqërore dallojnë si nga gjermanët, ashtu edhe nga njëri-tjetri.

Foto: patpitchaya / Shutterstock.com

Në Gjermani jetojnë më tepër se kurrë më shumë njerëz me rrënjë të huaja. Më 2015 ishin 17,1 milionë persona me sfond emigracioni, e citon Reuters Entin Federal të Statistikave. Kjo i bie 4,4 për qind më tepër se një vit më parë. Hisja e tyre në numrin e përgjithshëm të popullatës është 21 për qind. Sipas statisticienëve, kjo shpjegohet me numrin e lartë të imigrantëve. Vitn e kaluar në Gjermani jetonin 11,5 milionë të ardhur, me këtë 5,5 për qind më shumë se më 2014-tën.

Vendet nga vijnë numri më i madh i migrantëve në Gjermani vijnë nga Turqia, Polonia dhe Federata Ruse, informon Enti. 6,3 milionë banorë gjermanë rrënjët i kanë në vende nga të cilët më parë është rekrutuar fuqi punëtore – para së gjithash Turqia, Italia dhe Greqia.

Mesatarisht popullata me sfond emigracioni në Gjermani është më e re se përpara. Çdo i treti banor ndër 18 vjeç ka prejardhje të huaj, ndërsa hisja e këtyre te mbi 65-vjeçarët është nën 10 për qind. Dallime ka edhe në nivelin e shkollimit dhe në pozicionimin në tregun e punës. Personat me sfond emiracioni shpesh nuk kanë diplomë apo kanë kryer vetëm shkollim fillor. Në anën tjetër trefish më shumë nu kanë diplomë profesionale. Kurse diploma universitarae kanë të dyja grupet njëlloj. Grupmosha 25 deri 65-vjeçare e atyre me sfond migracioni janë më rrallë në një marrëdhënie pune, dyfish më shpesh – punëtorë dhe pokaq shpesh nëpunës a zyrtarë.

Mirëpo, niveli i shkollimit të personave me sfond emigracioni në Gjermani ndryshon varësisht nga vendi i prejardhjes. Kështu 88 për qind e 25 deri 35-vjeçarëve me rrënjë kineze kanë të kryer maturën, kurse këtë status e kanë vetëm 16 e turqëve të kësaj grupmoshe. ks