Rekord në ETH

Aeroplani diellor zviceran qëndron 81,5 orë në ajër. Ai do të shfrytëzohet për aksione shpëtimi.

Një ekip studiuesish nga Shkolla e Lartë Politeknike e Cyrihut, ETH, ka arritur një rekord të ri me një avion solar pa njerëz. Aeroplani i shkencëtarëve zviceranë prej shtatë kilogramësh, modeli «Atlantik Solar» ka fluturuar pandërprerë për 81,5 orë.

Aeroplani aterroi të premten nga ora 19 në Rafz të Cyrihut. Me këtë u thye për 33 orë rekordi i deri tanishëm për fluturime pa njerëz me avionë ndër 50 kilogram.

Paralelisht shkencëtarët sollën edhe një performansë tjetër: Die rë më tani, transmeton NZZ, katër avionë kanë qëndruar më gjatë se «Atlantik Solar». Ndërkohë që aeoplani ka një shtrirje prej 5,6 metrash dhe një shpejtësi prej 35 deri 40 kilomatra në orë. Sipas njoftimeve nga ETH-ja, aty është kombinuar teknologji solare me bateri litiumi. Dhe aeroplani komandohet nga një sistem kontrolli i zhvilluar në ETH.

Avioni nuk është thjesht një arritje tekniko-teknologjike: Ai është konceptuar për aksione shpëtimi në hapësira të gjëra dhe është pjesë e projektit shkencor të UE-së – Lacrus. ks