Rekomandime për angazhimin e të huajve në tregun e punës

Pas kufizimit të eimgracionit, parashikohej që ndërmarrjet do të kërkonin shtigje për t’iu shmangur atij. Tani Federata jep vet këshilla për këtë, raporton Tages Anzeiger.

Pas pranimit të Iniciativës së SVP-së për Emigracionin, Federata i zvogëloi kontingjentet, duke ua kufizuar firmave numrin e lejuar të specialistëve nga vendet jashtë UE-së – nga 8’500 në 6’500.

Tani Sekretariati Shtetëror për Migracion ka shpërndarë për zyrat kantonale të migracionit një «Rekomandim», sipas të cilit mund të lëshohet një «leje stazhi». Me këtë, ndërmarrjet mund të angazhojnë persona nga 15 vende vende ‹të treta› nën moshën 35 vjeçare pa rënë ndesh me përcaktimet për kontingjentet nga këto vende.

Sekretariati refuzon kritikën që ai po bie ndesh me Qeverinë dhe përmes zëdhënëses së tij pohon që ky rekomandim është konform ligjit dhe se ai është hartuar në bashkëpunim me autoritetet kantonale. Viteve të kaluara Zvicra ka dhënë rreth 120 ‹leje stazhi›.

Për të angazhuar dikënd nga një vend i tretë, punëdhënësi megjithatë duhet të dëshmojë që nuk ka mundur të gjejë një profil të tillë në Zvicër ose nga vendet e Unionit Evripian. Dhe për këtë parashihet një procedurë dynivelëshe. Punëdhënësi për përcaktimin e tij duhet t’i bindë autoritetet kantonale të tregut të punës, pastaj edhe Sekretariatin Shtetëror për Migracion.

Në katër vitet e fundit, Sekretariati ka refuzuar vetëm tre për qind të rasteve. Nga 32’000 aplikacione ka refuzuar 950. Kuotat janë pothuajse të njëjta edhe në instancën e parë. Kjo shifër në Kantonin e Bernës – për shembull – shkon në katër përqind. Kurse në Cyrih – 18 përqind, ndonëse këtu bëjnë pjesë edhe kërkesat e tërhequra nga vet punëdhënësit. Tani – mendon media – ose punëdhënësit shtrojnë vetëm raste të pikërishme, ose autoritetet mbyllin njërin sy.

Burime të medies supozojnë të dytën. Sipas një burimi, dëshirat e firmave vendore për disa autoritete janë të shenjta. Ngandonjëherë ndërmarrjet qenkan kërcënuar ta transferojnë firmën… Ndërsa administratorët shpeshherë i shmangekan qarkullimit burokratik të dosjeve…

Christoph Lüthi nga Komisioni i Tregut të Punës e kundërshton këtë pretendim. Sipas tij, aplikacionet shqyrtohen me themel nga të dy autoritetet e pavarura. Firma duhet të provojë që nuk ka gjetur profilin e kërkuar në Zvicër ose nga vendet e UE-së, madje ajo duhet të ofrojë dëshmi të shpalljes së konkursit në media ose involvimit të zyrave për ndërmjetësimin e punës. / ks

Foto ballinë: K. ShabaniPas kufizimit të eimgracionit, parashikohej që ndërmarrjet do të kërkonin shtigje për t’iu shmangur atij. Tani Federata jep vet këshilla për këtë, raporton Tages Anzeiger.

Foto ballinë: K. Shabani