«Reklama që flet» në stacionin e trenit në Zürich shndërrohet në hit të internetit

Një bujk zviceran iu drejtohet kalimtarëve në stacionin e trenit të Cyrihut nga një monitor i madh dhe i fton ta vitzitojnë stanin e tij. Videoja publicitare për Graubünden-in ndërkohë është bërë hit në youtube.

Konform të gjitha klisheve të zonës: Shfaqet një person me mjekër të dendur, me një këmishë me kuadrate, pas tij maja të mbuluara me borë – ashtu sikurse duket njimend një banor në ato vise të Graubünden-it.

Sikur ta takonin duke kaluar në stacionin e trenit, kalimtarët atë as nuk do ta kishin vënë re, supozon «Spiegelonline». Por bujku i detyron të merren me të. «Mirëdita zonjë e bukur!», i drejtohet ai nga monitori në hapësirën e pritjes së stacionit një gruaje: «A mund t’ju ftoj?».

Ernst – ashtu quhet bujku – i thërret kalimtarët të ikin nga metropoli, t’i hypin trenit dhe të nisen menjëherë pasdite e ta vizitojnë në malësi. Pllakati audiovizual ta pret aty për aty biletën për tek ai. «Si është e mundur?!», pyet një pasagjer i shastisur.

Fushata publicitare për Graubünden-in është konceptuar nga zyra e PR-it «Jung» nga Matt-i. Stanari qëndronte vërtet në malësi dhe përmes videochat-it bisedonte në kohë reale me kalimtarët në stacion. Nga disa prej dialogjegjeve spontane midis bujkut dhe pasagjerëve më pas u sajua një video, e cila tani po bën xhiron e botës në internet.

Ndërkohë videon publicitare e kanë klikuar më shumë se një milionë njerëz. Dhe vizitorët shprehen të mrekulluar nga ajo. Komentet janë të shumta edhe në Facebook. «Do kisha dashur t’më ndodhte edhe mua», thotë njëri: «Ky njeri i hap zemrat».

https://www.youtube.com/watch?v=l8Y5MDVhZDQ&feature=youtu.be