Regjistrimi i bujqësisë përmes telefonit

Të dhënat preliminare të regjistrimit të bujqësisë kanë mospërputhje të mëdha me ato që aktualisht ka Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural.




Këto dallime janë vërejtur edhe te bizneset që kanë përfituar grante e subvencione në emër të një sasie të tokës, apo të posedimit të bagëtive, shkruan sot Koha Ditore.

Këto dallime e kanë detyruar Agjencinë e Statistikave të ndërmarrë edhe një fazë të kontaktimit të bizneseve për konfirmimin e të dhënave që ata fillimisht i kanë plotësuar me rastin e regjistrimit të bujqësisë.

Kjo fazë e re për grumbullimin e të dhënave po quhet e kundërligjshme nga njohës të statistikave.

“Kjo është tendencë për falsifikim, pasi askund në ligj nuk parashihet se në kohën kur duhet të publikohen rezultatet të ketë fazë të re të grumbullimit të të dhënave përmes telefonit”, i ka thënë gazetës një burim që ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Komitetit Drejtues të projektit në të cilin ka marrë pjesë edhe zv.kryeministri Kujtim Shala, që është përgjegjës për agjencitë që janë nën kompetencën e Kryeministrisë, përcjell koha.net. Shala ka kërkuar që për çështjet e regjistrimit të bujqësisë të kontaktohet me Agjencinë e Statistikave.