Refugjatët nguten nëpër Ballkan në luftën kundër murit të Hungarisë

Azilkërkuesit po kalojnë nëpër Ballkan sa më shpejt që është e mundshme të kalojnë në Bashkimin Evropian para se të përfundohet në shtator muri mbi muri gjembor mbi dhjetë metra i lartë në kufirin e Hungarisë

Nga Dan McLaughlin

Asotthalom, Hungari – Momenti kur u ul për disa momente në hijen e një lisi në zonën malore maqedonase me Serbinë, Hekmati pati një rast të rrallë vetmie të nevojshme pas udhëtimit të gjatë nga Siria drejt Bashkimit Evropian.

Tetëmbëdhjetëvjeçari ishte ndarë prej nënës dhe motrës gjashtë orë më herët, derisa qindra azilkërkues ia kishin dalë të hipnin në tren nga kufiri grek deri në fshatin Tabanoc, ku ai po priste krejtësisht i vetëm që të bashkohej me to para se të vazhdonin rrugëtimin e gjatë.

Shtatë prej të afërmve të Hekmatit kanë shkuar me disa pasagjerë të tjerë në malet e afërta, ku policia maqedonase lejon qëndrimin e emigrantëve – rreth njëmijë emigrantë në ditë – për të kaluar një tjetër kufi dhe të hyjnë më thellë në Evropë; familja e Hekmatit do t’i priste atë, nënën dhe motrën e tij në anën tjetër të kufirit, në Serbi.

Rruga e zorit, rrugë e shpresës

«Pasi kemi ecur në këmbë nga Greqia në Maqedoni, na ikën dy trena në stacionin e Gjevgjelisë për shkak se kishte aq shumë njerëz që po mundoheshin të hipnin në ta», thekson Hekmatit me anglishten e çalë, teksa pret në platformën e pluhurosur në stationin e shkretë në Tabanoc.

«Por edhe treni i sotëm i pesëve të mëngjesit ishte gjithashtu i çmendur. E kam telefonuar nënën time, por ajo nuk më përgjigjet. Mbase celulari i saj me kartelë greke nuk punon këtu. Vetëm shpresoj se nëna dhe motra ime janë në trenin e radhës nga Gjevegjelia».

Si më shumë se 100 mijë azilërkuesve të tjerë sivjet, shumica nga Siria, Iraku dhe Afganistani, edhe familja e Hekmatit ka marrë të ashtuquajturën rruga e Ballkanit, me shpresë se do të ishte më e sigurt dhe se ajo do ta çojë drejt prosperitetit eventual në Evropë.

Shumica prej tyre ua japin në dorë nga një mijë euro për person trafikantëve që i bartin nëpër barka të stërngarkuara prej Turqisë në Greqi, pastaj kriminelët e guximshëm dhe shpeshherë policia grabitqare u marrin para për t’i kaluar në Maqedoni, Serbi deri në Hungari, një shtet anëtar i Bashkimit Evropian që mund të jetë porta e tyre për shtete më të pasura dhe më mikpritëse si Gjermania, Holanda dhe Suedia.

«Do të doja të studioja në një universitet gjerman», thekson Hekmati, familja e të cilit ka nisur udhëtimin para më shumë se gjashtë javësh në Jisr-al-Shughur, një qytet i shkatërruar nga lufta në krahinën e Idlibit, që tani kontrollohet prej grupeve të armatosura.

Askush nuk rri në Ballkan

Ndonjë ose asnjë emigrantë nuk dëshiron të qëndrojë në Greqi, Maqedoni ose Serbi. Këto vende kuu jepen para të gatshme në dorë për të kaluar nëpërmjet trafikantëve dhe policëve të korruptuar, nuk bëjnë pothuajse asgjë tjetër, pos regjistrimit të azilkërkuesve, të cilët pastaj i lënë të vazhdojnë rrugën.

Por derisa Ballkani po mundohet të krijojë kinse disa pengesa procedurale që emigrantët të mos kalojnë pa u regjistruar fare, është Hungaria, shtet anëtar i BE-së, që po kujdeset që të huajt të mbesin jashtë bllokut evropian.

Kryeministri hungarez, Victor Orban, ka urdhëruar ushtrinë të ndërtojë një mur me tela gmebor mbi dhjetë metra të lartë përgjatë kufirit pothuajse 200 kilometra me Serbinë pasi më shumë se 100 mijë azilkërkues kanë hyrë sivjet në këtë vend. Hungaria në fillim kishte planfikuar ta përfundonte murin në nëntor, por tani po flitet se janë përshpejtuar punimet që muri gjembor të mbarojë në fund të gushtit.

Shumica prej emigrantëve aplikojnë sipas procedurave të detyrueshme të azilit dhe menjëherë vazhdojnë rrugën drejt Evropës Perëndimore, megjithëse Hungaria vjet u ka dhënë të drejtën e azilit 240 personave prej më shumë se 43 mijë kërkesave të dorëzuara.

Orbani gjithashtu ka refuzuar një plan të BE-së për të shpërndarë refugjatët anembanë bllokut, duke cilësuar si «të çmendur dhe të padrejtë», ka kritikuar ashpër BE-në për shkak të zbatimit të rregullës që saktëson se azilkërkuesit duhet të kthehen në vendin e parë anëtar të BE-së, ku ata kanë hyrë.

Loja me emigrantët e BE-së

Greqia e zhytur deri në fyt në krizë e borxhe konsiderohet se nuk është e zonja të merret me të kthyerit, kështu që Hungarisë po i kërkohet të marrë emigrantët që kalojnë së pari nëpër territorin e saj. «Ne tani jemi në pozitën kur po na vijnë masa njerëzish, dhe vendet në Evropën Perëndimore dëshirojnë të na i kthejnë prapë, që është arsyeja pse ka presion ndaj nesh nga jugu deri në perëndim», ka deklaruar muajin e kaluar Orbani.

«Është iluzion për këdo të mendojë se njerëzit nga zonat afrikane të krizave do të vazhdojnë të arrijnë në Evropë vetëm derisa të kthehet paqja…. Nëse ne lejojmë, një emigrim masiv modern do të sjellë miliona, madje dhjetëra miliona e qindra miliona».

Qeveria hngareze thekson se refugjatët do të mund të qëndronin në vendet më jugore përgjatë rrugës së Ballkanit, që është e sigurt, por janë shtete shumë më pak të pasura se sa destinacionet e dëshiruara të emigrantëve, dhe së fundi ka dërguar policë për të ndihmuar Serbinë për të forcuar kufirin me Maqedoninë.

«Ka një kundërthënie të dukshme ndërmjet kërkesave për forcim kufijsh dhe detyrimet që vendet i kanë për të lejuar njerëzit të aplikojnë për mbrojtje», ka deklaruar Ivana Vukasheviq, këshilltare ligjore në Qendrën Humanitare për Integrim dhe Tolerancë në Sserbi, duke theksuar se shumica e refugjatëve po largohen prej konflikteve vdekjeprurëse në Lindje të Mesme.

Refugjatët s’ka kush t’i ndalë

«Sa më shumë që merren masa kontrolli kufitar, aq më i rrezikshëm dhe më i shtrenjtë bëhet kalimi i kufirit. E njëjta do të ndodh edhe me kufirin e Hungarisë. Por njerëzit gjithnjë do të gjejnë një mënyrë për të kaluar matanë. Me para mund të kalohet cilido kufi. E ata që nuk do të kenë para, që janë viktimat më potenciale, do të kenë probleme».

Sirianët kanë veshmbathjet, çantat dhe celularët më të mirë në rrugën e tyre përgjatë Ballkanit. Ata shpeshherë paguajnë për biletat e autobusite të trenit. Ndajnë para edhe për trafikantët që u ndihmojnë për kalimin e kufirit. Emigrantët nga Afganistani, Pakistani dhe shtetet e Afrikës, si Somalia dhe Eritrea janë në gjendje më të mjerueshme. Udhëitmet e tyre janë të gjata dhe të ngadalshme.

Emigrantët në Preshevë mund të presin biletat për linjat e drejtpërdrejta në rritje dhe t ë shfryt ë zojn ë shërbimet hekurudhore drejt qyteteve e fshatrave që ndodhen në cepin tjetër të Serbisë në kufi me Hungarinë.

Udhëtarët e lodhur shihen tani gjithandej nëpër parqe të vogla dhe sheshe të këtyre qytezave, ku pushojnë para se të mundohen të kalojnë malet e shpeshta që ndajnë Serbinë dhe Hungarinë. Ata frikësohen se në to mund të ketë plaçkitës që që presin prenë.

Xhungla në kufirin serb

Emigrantët prej përvojave të hidhura kanë nisur ta quajnë me një emër special pjesën malore kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

«Ne po shkojmë bashkë në xhungël, të dhjetit – është shumë e rrezikshme të shkosh vetë ose me një grup të vogël», ka deklaruar Mohseni, një djalosh nga Ghazni në lindje të Afganistanit, derisa po pushonte në njërin prej parqeve të qytetit kufitar serb, Suboticë.

«Nuk e di sigurt edhe çfarë dite është – kam humbur celularin në Maqedoni – por jam larguar prej shtëpisë para dy muajsh. Pothuajse përgjatë gjithë rrugës kam ecur, nëpër Irani, Turqi, Greqi, Maqedoni. Policia këtu më ka thënë të vij në park dhe të mo ssillem rrugëve. Dhe na thanë të largohemi menjëherë prej qytetit», ka thënë Mohseni.

Emigrantët – shumica nga Afganistani dhe Pakistani – mblidhen gjithashtu në fabrikën e braktisur të tjegullave në Suboticë, ku dyshemeja është mbushur me hi për shkak të zjarrevetë ndezura prej emigrantëve të mëparshëm. Shihen edhe gjithfarë mbeturinash ushqimesh e gjësendesh.

«Disa emigrantë u kanë dhënë trafikantëve mijëra dollarë për t’i çuar në BE. Ata kanë një numër për të thirrur në secilën fazë të udhëtimit», ka deklaruar pastori protestant, Tibor Varga, që u sjell ushqim, ujë dhe ilaçe personave në ndërtesën e shkretë.

«Por shumica prej atyre që vijnë këtu në fabrikën e tjegullave janë të varfër dhe nuk kanë kontakte. Ata presin derisa të formohet një grup, ose dikush vjen i merr me një plan, pastaj provojnë të kalojnë kufirin».

Ata kalojnë në Hungari. Nëse i zë policia, atëherë duhet të kalojnë nëpër procedurat e regjistrimit.

Nismëtari i murit

«Neve natyrisht se ndjejmë keqardhje për ta. Ata janë të lodhur dhe të uritur dhe kërkojnë ushqim e ujë», ka thënë Monika Cseszame, një prej katër mijë banorëve të fshatit kufitar hungarez, Asotthalom. «Por gjithnjë e më shumë po vijnë. Numri është brutal».

Kryetari i Asotthalomit, Laszlo Toroczkai, ka marrë lavdata deri në qiell që ishte i parë që kishte bërë thirrje vjeshtën e kaluar për ndërtimin e murit.

«Ka ditë kur vijnë mijëra reefugjatë dhe vetëm gjysma e tyre kapen dhe regjistorhen», ka deklaruar ai. Është pjesë e partisë ultranacionaliste hungareze në pushtet, Jobbik. Partia ka përfituar prej fushatave të ashpra të Orbanit kundër emigrimit. Qeveria ka shpenzuar shumë para për promovimin e sloganeve, si: «Nëse vini në Hungari, nuk mund të merrnin vendet e punës të hungarezëve».

Toroczkai mendon se BE-ja po e tepron me qasjen e saj, duke rekomanduar që të ndahen fonde për krijimin e kampeve të refugjatëve afër zonave të luftërave dhe të mbrohet Evropa prej vërshimit të personave të zhvendosur.

«Ta zëmë, për sirianët, BE-ja dhe SHBA-ja do të duhej t ë krijonin kampe në Turqi. Nuk është e mundshme që Evropa të pranojë miliarda (emigrantë) nga Afrika dhe Azia», ka deklaruar ai. «Shumica prej atyre që vijnë, i kan ë shkatërruar dokumentet dhe ne nuk kemi ide kush janë dhe prej nga kanë ardhur. Dhe nëse npërnjëmend kanë ardhur prej zonave të luftës, çfarë kanë bërë atje? A është ky person i vërtetë, apo një xhihadist?»

Ekspertët paralajmërojnë se një krizë e madhe emigrantësh e pret zonën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë. «Xhungla» mund të shndërrohet në përplasje të vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian.

«Ne duam të mbesim diku ku ka siguri, të punojmë dhe të jetojmë në paqe», ka thënë Mohseni, duke mbledhur një qese najloni me mbeturina të bashkatdhetarëve për ta hedhur në shportën e plehrave.

«Do provojmë gjithçka», ka thënë Mohseni, duke mbledhur krahët. «Nuk mund të kthehemi prapa».

Al-Jazeera

(Fund)

Kjo është pjesë e dytë e serisë me dy reportazhe. Pjesa e parë ka përshkruar rrugëtimin e azilkërkuesve prej Greqisë në Maqedoni.