Refugjatët më në fund kanë të drejtë pune




Janë me mijëra me statusin e prenuar të refugjatit dhe të tjerë me leje të përkohshme qëndrimi në Zvicër që fitojnë të drejtën e punës.. Federata dhe kantonet janë të interesuara për shfrytëzimin epotencialet të brendshëm.

Për t’i ofruar punë një refugjati të pranuar (Lejeqëndrimi B), apo ndonjë tjetri me qëndrim të përkohshëm (Lejeqëndrimi F), deri më sot ishte pothuajse e pamundur. Sidomos spitalet, azilet e pleqëve, sektori hotelerik, ai i ndërtimit si dhe ai i pastrimit dhe firmat e ndërmjetësimit të punëve të përkohshme ishin të interesuara për këto resurse. Rregullimi i lejes së punës për këto kategori qytetarësh zgjaste me javë dhe muaj të tërë, sa punëdhënësit nuk e mernin fare mundimin për një gjë të tillë.

Tani Federata është e vendosur t’i eleminojë barierat burokratike në shërbim të një procedure të shpejtë të lëshimit të lejeve të punës. Këtë e ka konfirmuar dje në një prononcim ministrja e drejtësisë së Zvicrës, Simonetta Sommaruga, njofton Tages Anzeiger. Refugjatët deri më tani janë trajtuar si pjesëtarë të të ashtuquajturve vende të treta. Një punëdhënës për të angazhuar një person me këtë status është dashur të dëshmojë që një profil i tillë nuk gjindet për një afat të arsyeshën askund në Evropë. Tani ky kriter bie!

«Refugjatët e papunë jetojnë nga shteti, kurse ata në marrëdhënie pune paguajnë tatim», thuhet në artikull. Kjo e shpjegon, sipas medies, edhe intersin e shtetit për ndryshime.

20’000 refugjatë ka të regjistruar Federata. Autoritetet dhe grupet e interesit janë të vendosura që brenda dy viteve të punësojnë 2’000 të tillë. Dobishmëria ekonomike e këtij hapi shkon në 70 milion franga. Sipas një studimi të 2014-tës të autorizuar nga Federata dobia finaciare nga çdo refugjat i punësuar llogaritet të jetë 32’000 deri 38’000 franga.

Sipas trendit të tanishëm, gjysma e refugjatëve inkuadrohet në trgun e punës pas dhjetë vite qëndrimi në Zvicër. Me një nxitje për përvetësimin e gjuhës dhe një zanati, sipas medies, ky afat do të shkurtohej ndjeshëm. Dhe në këtë çështje disa kantone janë në rrugë të mbarë. Këtu spikat Wallis-i me qendrën «La Botza», e cila i aftëson refugjatët gjuhësisht e profesionalisht; për më tepër merret edhe me administrimin e dokumentacionit të punësimit të tyre.

Një mekanizëm shumë i sukseshmëm në drejtim të integrimit të refugjatëve në tregun e punës janë dhëshmuar pilot-projektet. Motivacioni te refugjatët nuk mungon – është konstatim i të gjithë aktorëve të involvuar në këtë proces. / ksJanë me mijëra me statusin e prenuar të refugjatit dhe të tjerë me leje të përkohshme qëndrimi në Zvicër që fitojnë të drejtën e punës.. Federata dhe kantonet janë të interesuara për shfrytëzimin epotencialet të brendshëm.

Për t’i ofruar punë një refugjati të pranuar (Lejeqëndrimi B), apo ndonjë tjetri me qëndrim të përkohshëm (Lejeqëndrimi F), deri më sot ishte pothuajse e pamundur. Sidomos spitalet, azilet e pleqëve, sektori hotelerik, ai i ndërtimit si dhe ai i pastrimit dhe firmat e ndërmjetësimit të punëve të përkohshme ishin të interesuara për këto resurse. Rregullimi i lejes së punës për këto kategori qytetarësh zgjaste me javë dhe muaj të tërë, sa punëdhënësit nuk e mernin fare mundimin për një gjë të tillë.

Tani Federata është e vendosur t’i eleminojë barierat burokratike në shërbim të një procedure të shpejtë të lëshimit të lejeve të punës. Këtë e ka konfirmuar dje në një prononcim ministrja e drejtësisë së Zvicrës, Simonetta Sommaruga, njofton Tages Anzeiger. Refugjatët deri më tani janë trajtuar si pjesëtarë të të ashtuquajturve vende të treta. Një punëdhënës për të angazhuar një person me këtë status është dashur të dëshmojë që një profil i tillë nuk gjindet për një afat të arsyeshën askund në Evropë. Tani ky kriter bie!

«Refugjatët e papunë jetojnë nga shteti, kurse ata në marrëdhënie pune paguajnë tatim», thuhet në artikull. Kjo e shpjegon, sipas medies, edhe intersin e shtetit për ndryshime.

20’000 refugjatë ka të regjistruar Federata. Autoritetet dhe grupet e interesit janë të vendosura që brenda dy viteve të punësojnë 2’000 të tillë. Dobishmëria ekonomike e këtij hapi shkon në 70 milion franga. Sipas një studimi të 2014-tës të autorizuar nga Federata dobia finaciare nga çdo refugjat i punësuar llogaritet të jetë 32’000 deri 38’000 franga.

Sipas trendit të tanishëm, gjysma e refugjatëve inkuadrohet në trgun e punës pas dhjetë vite qëndrimi në Zvicër. Me një nxitje për përvetësimin e gjuhës dhe një zanati, sipas medies, ky afat do të shkurtohej ndjeshëm. Dhe në këtë çështje disa kantone janë në rrugë të mbarë. Këtu spikat Wallis-i me qendrën «La Botza», e cila i aftëson refugjatët gjuhësisht e profesionalisht; për më tepër merret edhe me administrimin e dokumentacionit të punësimit të tyre.

Një mekanizëm shumë i sukseshmëm në drejtim të integrimit të refugjatëve në tregun e punës janë dhëshmuar pilot-projektet. Motivacioni te refugjatët nuk mungon – është konstatim i të gjithë aktorëve të involvuar në këtë proces. / ks