«REDO» përmbyll edicionin e pestë

Me përvojat që kanë ndarë me pjesëmarrësit, një hulumtues dizajni nga Holanda dhe përfaqësueset e një studioje të dizajnit grafik nga Zvicra, është përmbyllur edicioni i pestë i konferencës ndërkombëtare që bashkon në kryeqytet disenjatorë nga e gjithë bota.




David Bennewith, udhëheqës i departamentit të dizajnit grafik «Rietveld Academie» në Holandë, në ligjëratën e tij në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, u ka folur pjesëmarrësve të «REDO» për tipografinë dhe veprat tjera që ndërlidhen me të, shkruan sot «Koha Ditore». I lindur në Zelandë të Re, ai nën emrin “Colophon” realizon punë kërkimore që fokusohen në tipografi.

Në ligjëratën e mbajtur në ditën përmbyllëse të konferencës treditore për dizajnin, Bennewith ka folur veçanërisht për punën e Joseph Churchward, për të cilin ka publikuar një monografi më 2009.