Reagon Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër




Pas tematizimit nëpër mediet shqiptare dhe zvicerane të zhdukjes së fëmijëve të një mërgimtari shqiptar nga Winterturi dhe dyshimeve se ata mund të kenë përfunduar në ISIS, reagon Unioni i Immamëve Shqiptarë në Zvicër. Në vazhdim e japim të plotë deklaratën e tij.

«Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër përmes medieve ka marrë lajmin për rastin e vëllait dhe motrës shqiptare nga Winterthura, të cilët supozohet se u janë bashkëngjitur radhëve të organizatës terroriste të IS-së.

Bashkësia islame shqiptare me keqardhje merr lajmin për mashtrimin dhe rekrutimin e të rinjve të shtetit ku jetojmë nga ana e organizatave të këtilla ekstremiste. Ne, në mënyrën më të ashpër e gjykojmë këtë akt dhe njëkohësisht distancohemi qartë nga ideologjitë e këtilla çnjerëzore.

Ne i ftojmë si prindërit ashtu edhe mësuesit që në raste të dyshimit menjëherë t’u drejtohen personave kompetentë si dhe organeve shtetërore. Jemi të vetëdijshëm se lufta kundër ideologjive misantrope dhe ithtarëve të tyre nuk mund dhe nuk guxon t’i delegohet vetëm shtetit. Kjo është detyrë e gjithë shoqërisë – secili duhet ta kryejë pjesën e vet të përgjegjësisë. Edhe ne e marrim me gjithë seriozitetin e duhur pjesën tonë të përgjegjësisë dhe zotohemi se edhe me tutje do ta kryejmë punën tonë preventive dhe sqaruese në mjediset ku veprojmë, siç kemi vepruar deri më tani. Në rast se ndeshemi me raste të dyshimta të këtij lloji, ne do t’i njoftojmë autoritetet e shtetit.

Familjes së dy të miturve u dëshirojmë në këtë rast të rëndë e tragjik shumë durim e forcë. E lusim Zotin që ata të kthehen shëndosh e mirë te familja e tyre!»

Deklarata nënshkruhet nga kryetrai i Unionit, Nehat Ismaili, dhe mban datën 25 dhjetor 2014.Pas tematizimit nëpër mediet shqiptare dhe zvicerane të zhdukjes së fëmijëve të një mërgimtari shqiptar nga Winterturi dhe dyshimeve se ata mund të kenë përfunduar në ISIS, reagon Unioni i Immamëve Shqiptarë në Zvicër. Në vazhdim e japim të plotë deklaratën e tij.

«Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër përmes medieve ka marrë lajmin për rastin e vëllait dhe motrës shqiptare nga Winterthura, të cilët supozohet se u janë bashkëngjitur radhëve të organizatës terroriste të IS-së.

Bashkësia islame shqiptare me keqardhje merr lajmin për mashtrimin dhe rekrutimin e të rinjve të shtetit ku jetojmë nga ana e organizatave të këtilla ekstremiste. Ne, në mënyrën më të ashpër e gjykojmë këtë akt dhe njëkohësisht distancohemi qartë nga ideologjitë e këtilla çnjerëzore.

Ne i ftojmë si prindërit ashtu edhe mësuesit që në raste të dyshimit menjëherë t’u drejtohen personave kompetentë si dhe organeve shtetërore. Jemi të vetëdijshëm se lufta kundër ideologjive misantrope dhe ithtarëve të tyre nuk mund dhe nuk guxon t’i delegohet vetëm shtetit. Kjo është detyrë e gjithë shoqërisë – secili duhet ta kryejë pjesën e vet të përgjegjësisë. Edhe ne e marrim me gjithë seriozitetin e duhur pjesën tonë të përgjegjësisë dhe zotohemi se edhe me tutje do ta kryejmë punën tonë preventive dhe sqaruese në mjediset ku veprojmë, siç kemi vepruar deri më tani. Në rast se ndeshemi me raste të dyshimta të këtij lloji, ne do t’i njoftojmë autoritetet e shtetit.

Familjes së dy të miturve u dëshirojmë në këtë rast të rëndë e tragjik shumë durim e forcë. E lusim Zotin që ata të kthehen shëndosh e mirë te familja e tyre!»

Deklarata nënshkruhet nga kryetrai i Unionit, Nehat Ismaili, dhe mban datën 25 dhjetor 2014.