Reagime kundër Asociacionit të Luginës këndej e andej kufirit




Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare në Luginë të Preshevës, nuk është pritur mirë.

 

Përveç reagimeve kundër të opozitës në Luginë të Preshevës, reagime ka pasur edhe në Kosovë e në Serbi, raporton KTV.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, ka thënë se Asociacioni është vetëm një përsëritje e disa vendimeve të mëhershme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Derisa pret që faktori ndërkombëtar të reagojë dhe në bazë të disa modeleve ndërkombëtare, t’i zgjidhë edhe çështjet e ngjashme që kanë mbetur tani në Ballkan.

Për themelimin e këtij Asociacioni kanë reaguar edhe partitë kosovare.

Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë theksuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk duhet t’i kopjojnë veprimet e Qeverisë së Serbisë dhe nuk besojnë që ky Asociacion do të ketë fuqi.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq, ka thënë se Qeveria e Serbisë duhet ta çrrënjosë çdo tentim për separatizëm në Serbi nëpërmes mjeteve politike e ligjore.