Rasti i vrasjes së disidentit kroat në Gjermani: Agjentët e sigurimit jugosllav dënohen me burgim të përjetshëm

Ish ofocerët e shërbimit informativ Zdravko Mustac dhe Josip Perkovic janë dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata i gjen ata bashkëfajtorë për vrasjen e kritikut të regjimit në vitin 1983.

Dy agjentët në procesin gjyqësor në Mynih. Zdravko Mustac - majtas dhe Josip Perkovic - djathtas. Pamja: «spiegel.de», Reuters

Gjykata e Lartë e Mynihut i ka dënuar me burgim të përjetshëm dy eprorë të shërbimit sekret nga ish Jugosllavia. Dy kroatët quhen bashkëbaftorë për vdekjen e dhunshme të kundërshtarit të regjimit Stjepan Durekovic më 1983 në Wolfratshausen të landit të Bavarisë, e transmeton «Spiegel» kryetarin e gjykatës.

Me gjykimin e shefit 74-vjeçar në pension të sigurimit të shtetit Zdravko Mustac dhe bashkëpunëtorit të tij të atëhershëm 71-vjeçarit Josip Perkovic, gjykata i është përgjigjur kërkesës së prokurorisë. Ndërsa mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tyre. Vetë agjentët kishin heshtur gjatë procesit. Ata nuk akuzohen se e kanë kryer krimin vetë, por se e kanë urdhëruar atë.

Disidenti i njohur Durekovic për vite të tëra ka qenë menaxher i koncernit shtetëror jugosllav INA dhe nga viti 1975 deri në vdekjen e tij thuhet të ketë qenë informant i shërbimit informativ gjerman. Kjo ka dalë nga një shkresë konfidenciale e BND-së për Gjykatën e lartë të Mynihut.

Kroacia dy të akuzuarit i kishte akstraduar vetëm më 2014, pas intergrimit të saj në Unionin Europian dhe presionit të ushtruar nga Gjermania. Gjykimi deri më tani nuk është i plotfuqishëm. ks