Rasti i eliminimit të disidentit kroat në Gjermani: Akuzohen dy eprorë të shërbimit sekret jugosllav

Në Gjermani u zhvillua procesi kundër dy eprorëve të ish shërbimit tsekret jugosllav lidhur me vrasjen e një disidenti kroat në vitet e ’80-të. Ata akuzohen si porositës të vrasjes dhe prokuroria kërkon dënim për vrasje.

Gjykata e Lartë e Mynihut

Në procesin për shuarjen e një emigranti kroat në verën e vitit 1983 prokuroria për të dy të akuzuarit kërkon dënim për vrasje. Kjo kërkesë është bërë nga përfaqësuesit e prokurorisë të martën e 26 korrikut 2016 në Gjykatën e Lartë të Mynihut, transmeton gazeta gjermane «Bild».

Dy ish oficerët e lartë të shërbimit sekret jugosllav akuzohen për pjesëmarrje në krim. Senati kishte paralajmëruar që nga fillimi i procesit se mund të konsiderohej edhe një gjykim për bashkëpunim në krim. Ky ishte supozimi i përfaqësuesve të akuzës pas përfundimit 21-mujor të paraqitjes së provave.

Ish shefi i ish shërbimit të sigurimit kroat SDS në Zagreb dhe udhëheqësi i departamentit «Emigracion Armiqësor», sipas pledoajesë së akuzës, janë fajtor për autorizimin e vrasjes e kritikut të regjimit në emigracion Stjepan Durekovic. Një bashkëatdhetar i dënuar me burgim të përjetshëm e kishte ndjellë gazetarin në shtypshkronjën e tij në Wolfratshausen të landit të Bavarisë, ku Durekovic edhe u eliminua. Vrasësit u zhdukën dhe nuk dolën kurrë në bankën e të akuzuarit. Ndjellësi u zu më 2005 dhe u gjykua më 2008. ks