Raporti për ndikimin mjedisor shtyn projektin «Kosova e Re»

Raporti i cili do të tregonte për ndikimin e termocentralit «Kosova e Re» në ambientin dhe në jetën e qytetarëve ende nuk është finalizuar. Ky studim fillimisht ishte paralajmëruar se do të finalizohej në fund të vitit të kaluar, e më vonë ishte shtyrë për pjesën e parë të vitit 2015. Tash thuhet se ky studim do të publikohet tek në fund të vitit 2015.

Pëllumb Gjinolli, udhëheqësi ekipit të projektit të Bankës Botërore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, thotë se përfundimi i vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social është vonuar, shkruan sot «Koha Ditore».

«Bazuar në kontratën fillestare, studimi është dashur të përfundojë në dhjetor 2014, ndërkohë është shtyrë për qershor 2015, ndërkaq se fundi është shtyrë prapë dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2015», ka thënë Gjinolli për «Kohën Ditore».