Ramosaj: Kundërshtimi, opsioni i fundit i kundër faljes së tokave Manastirit të Deçanit

Bashkim Ramosaj, drejtor i Administratës Komunale në Deçan në emisionin «Rubikon» të KTV-së ka thënë se kundërshtimi mbetet opsioni i vetëm dhe i fundit i Deçanit ndaj vendimit të Kushtetueses për 20 hektarë tokë që i janë dhënë Manastirit të Deçanit.




Adem Lushaj nga Shoqata e Intelektualëve të Kosovës, i ftuar në «Rubikon» ka thënë se zhvillimi i Deçanit, si ekonomik apo ai i turizmit, pengohet nga vendimi Kushtetueses.

«Është vendim politik dhe i papranueshëm», ka thënë Lushaj.