Rama-Vuçiq: Fehmiu la gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai serb, Aleksander Vuçiq kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët me rastin e 80-vjetorit të lindjes së aktorit të madh shqiptar nga Prizreni, Bekim Fehmiu.




Në mes tjerash në deklaratë thuhet se Fehmiu ka lënë gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve, transmeton Koha.net.

Kjo është deklaratë e plotë e dy kryeministrave:

«Me rastin e 80 vjetorit të lindjes, dëshirojmë të shprehim konsideratën tonë të lartë për veprën e një artisti dhe humanisti të madh, Bekim Fehmiut.

Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij dëshmon se ne mund të komunikojmë, të kuptohemi e të mësojmë nga njëri-tjetri, se mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë e kështu të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat që do të vijnë.

Bekim Fehmiu qëndron sot përpara nesh si dëshmitar i një fakti të pamohueshëm se cilindo rrugëtim të jetës të zgjedhim për të qënë bashkë, ajo rrugë do të jetë veçse pasuri për ne, shqiptarë dhe serbë.

Aleksandar Vučić dhe Edi Rama.»