Rama: Mbledhja e III-të e dy qeverive me bilanc pozitiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook lidhur me mbledhjen e nesërme, e cila do të mbahet mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.




Rama ka thënë se mbledhja e nesërme është bilanc pozitiv dhe ambicie për të bërë akoma më shumë, në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë një popull, me një ëndërr.

Ja postimi i plotë i Ramës në Facebook:

«Nesër mbledhja III e dy qeverive me një bilanc pozitiv dhe ambicie për të bërë ende më shumë ‪#‎ShqipëriaKosova një popull një ëndërr».