Rajoni i Ferizajt me 2.473 të dënuar gjatë një viti për vepra penale

Numri i personave madhorë të dënuar për vepra penale, sipas gjykatave, vetëm në rajonin e Ferizajt për 2014 ka qenë saktësisht 2.473 veta.




Prej këtij numri janë dënuar 2.372 meshkuj të moshës madhore dhe 101 femra. Dënimet janë marrë për bazë që kanë dhënë gjykatat në Ferizaj, Kaçanik, Lipjan e Shtërpcë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Agjencia e Statistikave e Kosovës në të dhënat zyrtare ka njoftuar se nga Gjykata Themelore e Ferizajt më 2014 janë dënuar gjithsej 1.605 veta, prej tyre 1.546 meshkuj dhe 59 femra. Gjykata Themelore e Ferizajt – dega Kaçanik ka dënuar 354 veta, 349 meshkuj e 6 femra. Gj.K. Ferizaj-dega Shtërpce 200 veta gjithsej, ka dënuar 194 meshkuj dhe 6 femra.

E Gjykata Themelore e Prishtinës dega – Lipjan ka regjistruar 314 veta të dënuar, 305 meshkuj e 9 femra. Sa u përket personave të mitur të dënuar, atëherë del se Gjykata Themelore e Ferizajt më 2014 ka dënuar 107 të mitur të gjithë meshkuj.