Rahoveciani – korife vreshtarie edhe në Zvicër

[Best_Wordpress_Gallery id=“7″ gal_title=“Vreshtari“]

Rexhep Kryeziu, nga Denja e Rahovecit, një ekspert i vërtetë vreshtarie, pos që e menaxhon një sipërfaqe të madhe rrushi në Kantonin e Aargaut, ia del me shumë mjeshtri që atë ta shndërrojë në verë cilësore.

Teksti e fotot Rexhep RIFATI

Në fëmijëri, sa herë përmendej Rahoveci, e parafytyronim një kalavesh rrushi me bukë furre në një qoshe pazari, pa e ditur se ai rrush i ëmbël ishte burim jete për shumë familje të rajonit të Podrimës. Tash, pas sa dekadash, edhe në Zvicër takoj një rahovecian, ekspert që ka bërë emër në kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës cilësore: Rexhep Kryeziu.

Ai nuk është vreshtar dosido, por një specialist i shquar, që me afinitetin dhe punën e tij ka fituar respekt, si në vendlindje, ashtu edhe në vendin ku jeton. Kryeziu është i lindur në fshatin Dejne të Rahovecit dhe tanimë shumë vite jeton në Biberstein AG.

Pasioni i kthyer në art

Një ditë shtatori e vizituam në vendin e punës, në vreshtat bri liqenit Hallwilersee të Kantonit të Aargaut. Me të arritur, syri të kapte mijëra hardhi rrushi varietetesh të ndryshme, që mahnitnin me pamjen e tyre. Rexhep Kryeziu punonte si mbikëqyrës me disa punëtorë italianë në pastrimin e kalaveshëve të rrushit, në mënyrë që vera të përfitohet sa më cilësore. Mësojmë se ai nuk erdhi i papërgatitur në Zvicër, por se këtu e përsosi edhe më shumë artin që ia përcaktoi vetes. Sipas tij edhe vreshtaria është jo vetëm një pasion, por edhe një lloj arti në vete. Ndaj edhe ai pasionin e ktheu në art!

«Pasi e kreva shkollën e mesme bujqësore në Pejë, u regjistrova në Fakultetin Agroekonomik në Beograd, dega për hortikulturë dhe pemëtari-vreshtari. Me të përfunduar vitin e tretë të studimeve, për shkak të rrethanave politike të vitit 1981, u detyrova t’i ndërpres studimet dhe të emigroj në Zvicër. Në saje të njohurive nga vendlindja, shpejt u inkuadrova në profesion. M’u desh punë, angazhim e ngritje e mëtejme që ta fitoj besimin e vreshtarëve dhe të prodhuesve vendës të verës», rrëfen Kryeziu.

Reputacion në radhët e ekspertëve zviceranë

Ky rahovecian tash monitoron më tepër se 30 hektarë vreshta në firmën «Reb und Veinbau Ëehrli», ku dallon me punë që nga kitja, stërpikja, grumbullimi, klasifikimi dhe prodhimi i verës së një cilësie të lartë. Për njohuritë e thella në këtë lëmë, ai gëzon reputacion edhe në radhët e ekspertëve të këtushëm. Puna dhe dituria në këtë fushë e kanë bërë emrin e tij tejet të njohur. Në disa tiketa shishesh vere figuron si ‹Baca Merlot›, ngjashëm me një emërtim të tij në Facebook, ku zakonisht u jep këshilla profesionale vreshtarëve këtu e në Kosovë. Në saje të eksperimenteve të tij tash varieteti i rrushit merlot po mbillet edhe në disa sipërfaqe të Aargaut. Përndryshe, Kryeziu është autor i librave «Kitja e vreshtës» dhe «Nga hardhia deri në gotë» dhe bashkautor me ekspertë zviceranë i librit «Stein und Wein»; në shqip: «Gur dhe verë».

Pikërisht për këtë shkak, ai edhe publikon fotografi e shkrime për vreshtat dhe verërat. Ai thekson se rrushi vepron si tonik natyral i organizmit, që ngadalëson plakjen, bën pastrimin e gjakut, eliminon dukshëm shtresat e yndyrës dhe e forcon zemrën.

Që të arrihet te një cilësi e rrushit duhet punë e pareshtur dhe intensive në vreshta. Sidomos sivjet që ishte lagështi e madhe në Zvicër, për çka edhe u bë një mbrojtje efektive. Spërkatja vetëm pesë herë është pak: për një mbrojtje efektive vreshta spërkatet çdo nëntë deri në dymbëdhjetë ditë. Varësisht nga moti, spërkatja bëhet shtatë deri në nëntë herë për një sezon vegjetativ. Vreshtat që mbikëqyr Kryeziu është dashur të spërkate nëntë herë me fungizide të ndryshme, filluar nga ato organike, e deri tek ato elementare kimike.

Vlerësimet e pronares

Për ngritjen e një vreshti të ri, një pronar zviceran në Erlinsbach SO i ka dhuruar një sipërfaqe prej pesë arësh, ku e ka ngritur një vresht familjar, nga i cili nxjerr përfitime të mira, pas kthimit të rrushit në 500-700 litra verë. «Nga një kilogram rrush del një litër verë», siguron Kryeziu. Në një intervistë dhënë revistës «Eurowinum», Susi Wehrli, (vajza e pronarit Peter Wehrli), përgjegjëse e repartit të vër bërjes të firmës ku punon Rexhepi ka deklaruar se: Rexhepi është një fenomen dhe se ai: «njeh çdo hardhi të vreshtës sonë prej mbi 10 hektarësh dhe se pa njohurit e mëdha të tij, unë nuk do të kam mundësi të bëjë verën që dëshiroj dhe se ai edhe në atdheun e tij, në Kosovë është një korife i njohur në vreshtari»…

Pos si ekspert i vreshtarisë, Rexhep Kryeziu dallon edhe si një njeri shumë i afërt dhe i dashur, si në vendlindje, ashtu edhe në mërgatë. Vetia për të komunikuar me sa më shumë njerëz, sidomos nga lëmi i profesionit, i ka krijuar vend meritor brenda firmës Wehrli-3 në Küttigen.

E kaluara – e ardhme

Krahas punës dhe profesionit, Kryeziu i ka kushtuar rëndësi shkollimit dhe edukimit të katër fëmijëve: tre djemve dhe një vajze. Në saje të kujdesit të tij dhe të së shoqes, Xhemiles, i biri i madh Genci tash është inxhinieri elektroekonomisë në një gjigant industrial; i dytë, Besniku, punon si automontues në Aarau; i treti Kreshniku me profesion është magazinier, por dhe reper i popullarizuar ne Zvicër. Ai në opinionin zviceran është i njohur me emrin «Kresh». E bija Qëndresa e ka kryer shkollën e lartë të higjienës dentale dhe punon në një klinikë në Cyrih.

Kryeziu gëzon autoritet edhe në Kosovë si autor i shumë shkrimeve profesionale. Vitin e kaluar, për tre muaj rresht me pagesë punoi për Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ, në hulumtimin e terrenit për zgjerimin e sipërfaqeve të reja të vreshtarisë. Ai thekson se në disa pjesë të Kosovës, veçmas në Gjilan, ka kushte solide për vreshtari, pasi toka dhe sasia e të reshurave atje janë të përshtatshme.

«Do të doja t’i ndihmoj vreshtarët e Kosovës me përvojën e fituar në Zvicër, qoftë në vreshta, apo në podrume vere. Ta ndihmoj qytetin tim Rahovecin, meqë e ka një traditë në kultivimin e rrushit dhe në prodhimin e verës. Hapi im më i madh që dua të bëj është kthimi në Kosovë, që kontributin ta vazhdoj atje», pohon Kryeziu, që në Biberstein të Aargaut, ka edhe një shtëpi dykatëshe.

Rexhep Kryeziu ka shijuar varietete të shumta rrushi që i ka kultivuar, apo edhe lloje të verërave që i ka prodhuar vet në Zvicër, por nuk ia heqin mallin e atyre të Rahovecit. «Buka e fituar prej rrushi ka shtatë kore, porse dobinë e saj vështirë e zëvendëson ndonjë bukë tjetër!», pohon vreshtari.[Best_Wordpress_Gallery id=“7″ gal_title=“Vreshtari“]

Rexhep Kryeziu ka shijuar varietete të shumta rrushi që i ka kultivuar, apo edhe lloje të verërave që i ka prodhuar vet në Zvicër, por nuk ia heqin mallin e atyre të Rahovecit. «Buka e fituar prej rrushi ka shtatë kore, porse dobinë e saj vështirë e zëvendëson ndonjë bukë tjetër!», pohon vreshtari.