Racistët e Gjermanisë: 10 citate të politikanëve të partisë Alternative für Deutschland

Foto: Shutterstock



1. «Kemi të drejtë të jemi krenarë për kontributin e ushtarëve gjermanë në dy luftërat botërore».
Alexander Gauland, nënkryetar i partisë

2. «Duhet t’i mbyllim kufijtë dhe t’i durojmë pamjet e tmerrshme. Nuk mund të lejojmë të shantazhohemi prej syve të fëmijëve».
Alexander Gauland, nënkryetar i partisë

3. «Njerëzit mendojnë se është futbollist i mirë. Por, ata s’duan të kenë një Boateng si fqinj».
Alexander Gauland, nënkryetar i partisë, mbi futbollistin Jérôme Boateng, i cili luan për kombëtaren gjermane.

4. «Një niger sa për kuotë».
Dubravko Mandiq, zyrtar i AfD-së në landin Baden-Württemberg, mbi presidentin amerikan Barack Obama. Niger është fjalë fyese për një njeri të racës me ngjyrë të zezë. Mandiq rrjedh nga një familje kroato-serbe nga Sarajeva.

5. «Armatosja e policisë kufitare ka kuptim vetëm atëherë kur zyrtarët kanë leje që armët në rast nevoje edhe t’i përdorin – për të paralajmëruar, për të plagosur dhe, në fund të fundit, për të vrarë».
Marcus Pretzell, zyrtar i AfD-së mbi ndaljen e refugjatëve në kufi.

6. «Partitë e tjera duan të vijnë emigrantët, në mënyrë që gjermanët të shkrihen në një qull europian».
Armin Paul Hampel, zyrtar i AFD-së në landin Niedersachsen.

7. «Kombëtarja gjermane apo angleze e futbollit nuk janë qëmoti gjermane apo angleze në kuptimin klasik».
Alexander Gauland, nënkryetar i partisë

8. «Kush nuk e pranon fjalën NDAL (HALT) në kufirin tonë, ai është agresor. Dhe kundër agresorëve duhet të mbrohemi».
Beatrix von Storch, nënkryetare e AfD-së, duke folur për refugjatët)

9. «Siriani që vjen te ne, ai e ka Sirinë e tij. Afgani që vjen te ne, ai e ka Afganistanin e tij. Edhe senegalezi që vjen te ne, ai e ka Senegalin e tij. Kur ta humbim Gjermaninë tonë, nuk do të kemi më atdhe».
Björn Höcke, shef i AfD-së në landin e Thüringenit.

10. «Ne gjermanët, pra populli ynë, jemi populli i vetëm i botës që e ka mbjellë në zemër të kryeqytetit një përmendore të turpit».
Björn Höcke, shef i AfD-së në landin e Thüringenit, mbi monumentin e Holokaustit në Berlin. Në Luftë e Dytë Botërore nazistët vranë rreth 6 milionë hebrenj.