Qyteti i emigrantëve

Një qytet i përfshirë prej mijëra emigrantësh, të lodhur dhe të përvuajtur, po vazhdon të zgjerohet në dalje të Budapestit, në labirintin e tuneleve nëntokësore, afër stacionit hekurudhor të Keletit.

Autoritetet hungareze, duke thënë se thjesht janë duke respektuar rregullat evropiane për emigrim, vazhdojnë të mos e lejojnë hyrjen në stacion të emigrantëve, ndonëse një gjë të tillë e kishin mundësuar të hënën, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e “New York Times”.

Në të njëjtën kohë, emigrantët e dëshpëruar, që po ikin nga lufta dhe varfëria në Lindje të Mesme, Afrikë dhe Afganistan – shumica duke shpresuar të mbërrijnë në Gjermani – vazhdojnë të vijnë në Hungari prej Serbisë. Ndërtimi i rrethojave gjembore nuk duket se po i pengon ata.

Dhe kështu, derisa ministrat evropianë po përgatiten për serinë e takimeve për të diskutuar rreth krizës, duke u zotuar në gjetjen e një reagimi të përbashkët dhe human, qyteti jashtë Keletit është rritur, duke u shtrirë në paralagje të reja orë pas ore.

“Jemi duke fjetur në mbeturina”, tha Ramadan Mustafa (23), kuzhinier nga qyteti sirian i Qamishlit. “Nuk dimë se çfarë të bëjmë. Është kjo çështje e të drejtave të njeriut. Nëse ata nuk ndërmarrin diçka rreth gjendjes, atëherë ne do të nisemi në këmbë”.

Në të nxehtit përvëlues, emigrantët janë duke fjetur gjithkund ku kanë mundësi: në pllakat e tunelit nëntokësor, që lidh Keletin me stacionin më të afërm të metrosë; përgjatë korridoreve të stacionit dhe, në katin e parë, në tarracën që nuk ka fare hije, në hyrjen kryesore të stacionit. Aty, kamionët televizivë sigurojnë ca hije të vogla, derisa qindra policë bëjnë rojë tek secila derë.