Qyteti i Baselit e shtërngon rrethin e aksionit «Lies!» për shpërndarjen e Kuranit

Tanimë njihen të rinjtë e aksionit «Lies!» që shpërndajnë Kuranin në zonat e kalimtarëve. Ai prej kohësh shihet me dyshim, por deri më tani nuk ka pasur një bazë juridike për të ndërmarrë diçka. Tani Qeveria e Baselit propozon barriera për stendat, për të cilat vijnë gjithnjë e më shumë ankesa.

Për shkak të sulemve terroriste, është zymtuar disponimi në Europë. Me dyshim shihen edhe të rinjtë që shpërndajnë Kuranin në stendat e tyre nëpër qytetet zvicerane. Aktiviteti shihet si një trampolin i radikalizimit. Në fokus qëndron aksioni i shumëpërfolur «Lies!», përmes të cilit në Zvicër, ndër të tjera, Kurani shpërndahet edhe në Claraplatz të Baselit.

Javën e kaluar disa media kanë raportuar për lidhje ndërmjet kësaj organizate dhe një celule regjionale islamistësh në Basel. Aq më tepër që nga Gjermania dihet se disa aktivistë të aksionit «Lies!» kanë shkuar në Siri dhe Irak. Sipas «Spiegel»-it, lëvizja është një ndër aksionet më të suksesshme për rekrutimin e salafistëve. Puna e shpërndarjes së Kuranit në një stendë, shpeshherë përbën fillimin e një karriere si militant islamik, transmeton bzbasel.ch. Prandaj në shumë qytete gjermane dhe austriake ky aksion i shpërndarjes së Kuranit është ndaluar. Kurse në Zvicër një gjë e tillë nuk është në rend dite.

Tani po aktivizohet kantoni i Qytetit të Baselit. Ai me ligjin e ri kërkon që për aksione me stenda me histori të veçanta procedurat e paraqitjes së tyre të shndërrohen në procedura të lejimit të thjeshtësuar. Dhe, përfaqësuesit e Qeverisë nuk e fshehin që shkak për këto debate janë bërë aksionet e shpërndarjes së Kuranit. Me këtë, sipas tyre, rriten barrierat për aksionin e kontestuar dhe krijohet një mundësi më e mirë informimi. Në rast nevoje, administrata mund t’u vendosë shfrytëzuesve të stendave detyrime, dhe nëse këto nuk respektohen, iu merret autorizimi.

Ajo që dihet është se pas shpërndarësve të Kuranin qëndron organizata gjermane «Lies!», e cila viteve të fundit po misionon edhe në Zvicër. Edhe në Zvicër është i njohur një rast i udhëtimit për në xhihad që ka një lidhje me këtë organizatë. Më 2014 një banor i Thurgaut ka udhëtuar për në Siri për t’iu bashkangjitur Al-Kaidas. Më parë ai kishte qenë i përfshirë në aksionet e «Lies!» në Winterthur.

Në Basel prej dy vitesh po dëgjohen zëra për një raport më restriktiv me kësi kërkesash. Një përfaqësues i Këshillit Qëndror Islamik e kishte lavdëruar vdekjen prej martiri dhe në blogun e tij e ka glorifikuar vdekjen e luftëtarëve të Hamasit kundër Izraelit, transmeton media. Megjithatë, kjo nuk kishte mjaftuar për t’i refuzuar aksionet me stenda të këtij këshilli. Për këtë kishte munguar baza juridike.

Në rrethinën e Baselit tani më janë vendosur rregulla më të rrepta. Për aq sa përmes aksionit të stendave duken të rrezikuara redi publik dhe dhe siguria, autorizimi refuzohet, shprehet shefi i sektorit të sigurisën në Liestal. Për më tepër, qyteti i Liestalit kujdeset që në të gjitha aksionet e stendave qytetarëve të mos iu qaset në mënyrë ofensive ose të bezdisen. Në vitet e fundit atje edhe ashtu nuk është shtruar kurrë një kërkesë për stendë nga aksioni «Lies!» ks