Qyteti

Husum, vendlindja e poetit gjerman Theodor Storm. Foto: Shutterstock



Në plazhin gri, pranë detit gri,
Qyteti gri qëndron;
I rëndon mjegull mbi çati
Dhe deti e rreh në qetësi
Me zërin monoton.

As pyll s’ushton, as zog këndon
Këtu kur vjen pranvera,
Veç ros’ e egër natën vonë
Këlthet, në vjeshtë, kur shtegton.
Në plazh tund barin era.

Por zemrën krejt e kam te ti
Qyteti gri në det;
Magji rinie përsëri
E qeshur prehet prapë te ti,
Qyteti gri në det.

Përktheu: Petraq KOLEVICA