Qytetet më moderne të Zvicrës

Ku po punohet e po renovohet më së shumti në Zvicër dhe ku qëndrojnë shtëpitë më të vjetra në Zvicër – e tregon një analizë e të dhënave të imobilieve.

Gjenevë. Foto: ELEPHOTOS / Shutterstock.com

Shtëpi me dritare që nuk mbyllen mirë, pa maqinë për larjen e enëve dhe me dysheme të harxhuara shpeshherë gjinden në Nëshatel. Mosha mesatare e shtëpive atje është 46 vjeç. Me këtë, ky është qyteti ku mund t’i bleni apo merrni me qira ndërtimet më të vjetra.

Ndërsa kampion për renovime është Küssnacht (ZH). Në të ashtuquajturën komunë të Bregut të Artë më shumë se 30 për qind e imobilieve në dispozicion janë të renovuara. Në këtë grup të vendbanimeve entuziate për renovime bëjnë pjesë edhe vet qyteti i Cyrihut, Thalwili dhe Zollikoni. Specialistët mendojnë që në qendra dhe komuna me çmime të larta levërdis renovimi për shkak të qirasë së mirë që mund të marrësh. Në këto komuna është e lartë edhe gatishmëria e pagesës dhe kërkesa.

Megjithatë, shtëpitë më të vjetra në Zvicër gjinden në Basel Stadt, me një vjetërsi mesatare prej 54 viteve, pastaj vjen Gjeneva me një moshë mesatare të shtëpive prej 52 viteve, Berna me 51 vjeç. Kurse qyteteti më moden në këtë kuptim është Lugano, ku imobilja mesatare për nga mosha është ndërtuar në vitin 2008, transmeton «20 Minuten». Ai këtë e ndan me Kreuzlingenin am Bodensee dhe Bulle të Friburgut.

Gjeneva edhe ashtu është një qytet ku është vështirë të renovosh, kurse Baseli dhe Berna – në krahasim me Cyrihun – kanë ndërtuar relativisht pak. Kjo më shumë është karakteristikë e qyteteve të reja. Në Cyrih janë ngritur lagje të tëra të reja, të cilat e kanë ndryshuar moshën mesatare të imobiljeve në këtë vendbanim.

Studimi i 2,3 milionë shpalljeve të Homegate, të afishuara në harkun kohor 2002 deri 2016 nxjerr që përveç në Neshatel, Bulle e Kreuzlingen 6, 9 dhe 12 për qind e objekteve të shpallaura janë renovuar, që lidhet edhe me faktin që shumë banesa të shpallura janë shtëpi dhe ndërtime të raja. Shumë objekte të parenovuara ka edhe në Friburg dhe Yverdon-le-Bains. ks