Qytetarët janë shpresa më e mirë e demokracisë turke

Simon Waldman dhe Emre Caliskan tregojnë në librin e tyre «Turqia e re dhe pakënaqësitë e saj» gjendjen e një shteti pezull.

Ushtarë turq para Mauzoleumit të Ataturkut në Ankara. Foto: Shutterstock



Në ditët e vrullshme të vitit 2012, kur revolucioni në Egjipt ende nuk kishte marrë shije të hidhur, një antar i famlijes mbretërore më befasoi kur tha se një qeveri e drejtuar nga «Vëllazëria Myslimane» do të ishte një zgjidhje e mirë. «Ja, shikoje Turqinë», shtoi ai, duke shpjeguar se si partia islamike e moderuar, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e kishte përmirësuar ekonominë dhe standardin e të jetuarit pa e prishur kulturën sekulare. Ky, sipas tij, ishte modeli i ri për rajonin e Lindjes së Mesme.

Shpresat e tij për islamikët e Egjiptit ishin të ngatërruara. Por AKP-ja në Turqi dukej premtuese. Pas ardhjes në pushtet në vitin 2002 ata krijuan stabilitet. Ushtria sekulare, e cila historikisht kishte ndërhyrë në çështje politike, u kthye në barrakat e saj. Gjithashtu pati dhe veprime kundrejt kurdëve të cilët për dekada të tëra ishin në luftë me shtetin turk.
Ai optimizëm është rrënuar. Të shtënat me armë natën e ndërrimit të moteve në klubin e natës «Reina» në Stamboll e kurorëzuan një vit të mbushur me sulme nga xhihadistët e ISIS-it dhe militantëve kurdë. Përpjekja për grusht shteti në verën e vitit të kaluar eskaloi me marrjen e përkohshme të parlamentit dhe të disa zyrave të qeversië nga elementët ushtarakë.

Që prej muajve të verës mijëra njerëz janë dëbuar nga institucionet shtetërore. Përkeqësimi i lirisë së mediave dhe pjesëmarrja e armatosur e policëve nëpër protesta e kanë polarizuar edhe më shumë popullatën. Turizmi pësoi goditje të rëndë dhe në të njëjtën kohë lira devalvoi në mënyrë të menjëhershme.

Në mes të kësaj situate të rëndë, presidenti Rexhep Taip Erdoan po e përforcon pushtetin e tij. Në të njëjtën kohë, Europa dhe SHBA-të janë të alarmuara nga kritika që Turqia si vend anëtar i NATO-s po i bën Perëndimit në njërën anë dhe rritjes së bashkëpunimit të saj me Rusinë.

Turbullirat politike nuk janë të panjohura për Turqinë. Siç tregojnë Simon Waldman dhe Emre Caliskan në librin e tyre «Turqia e re dhe pakënaqësitë e saj», Republika e Turqisë e ngritur në gërmadhat e Perandorisë Osmane nga Mustafa Kemal Ataturk në vitin 1923, ka përjetuar grushte shteti, konspiracione, sulme të gjata të kurdëve dhe një seri të tërë të liderëve të cilët kanë provuar ta formësojnë vendin në bazë të imazhit të tyre.

Rritja e AKP-së, e cila reflektoi rritjen arkaike të një shtrese të mesme provinciale të palidhur me fenë, si dhe rënia e fuqisë së ushtrisë ishin shenjat e para shpresëdhënëse për një fazë të demokracisë turke. Megjithatë, ashtu siç dëshmojnë Waldman dhe Caliskan në analizën e tyre për «realitetin dëshpërues» të Turqisë, kjo shpresë nuk u arrit asnjëherë. Bashkë me mungesën e lirisë së shtypit dhe me gjyqësorin e korruptuar e deri në rritjen e autoritarizmit «tragjedia e politikës turke sot është se pavarësisht largimit të ushtrisë nga skena politike, demokracia turke ka të metat e saj në shumë sfera».

Çfarë nuk shkoi si duhet? Shumë njerëz e fajësojnë traditën e ushtrisë për të intervenuar në politike dhe konspiracione të tjera që përfshijnë agjenci dhe grupe që ndryshe njihen si «shteti i nëntokës». AKP-ja është dashur të mbrohet nga përpjekje të ushtrisë për ta sulmuar atë. Zoti Erdoan dhe mbështetësit e tij gjithashtu i referohen përpjekjes së dështuar për grusht shteti të korrikut të vitit të kaluar, si orkestrim nga mbështetësit e klerikut në azil Fetullah Gulen.

Waldman dhe Caliskan tregojnë se koncepti i «shtetit të nëntokës» është përdorur nga qeveritë e njëpasnjëshme, përfshirë edhe AKP-në për të evituar marrjen e përgjegjësisë për gjendjen e dobët të institucioneve publike. «Vetë ideja se njerëz brenda aparatit shtetëror mund kalojnë pa u ndëshkuar dhe përfshihen në veprime ilegale siç janë vrasjet, është tregues i mungesës së transparencës dhe sundimit të ligjit». Ata shtojnë tutje se nëse gylenistët do të ishin kërcënim për shtetin edhe para grushtit të shtetit të korrikut 2016, presidenti dhe partia e tij duhet të përgjigjen për atë se si janë lejuar që këta njerëz të infiltrohen në sistemin shtetëror. Përkundrazi, ajo çfarë ndodhi ishte arrestimi dhe largiimi i mijëra njerëzve nga postet e tyre e që për kriktikët shihet si një sulm ndaj opozitës nën arsyetimin se po kapen orkestruesit e grushtit të shtetit.

Sipas Waldman dhe Caliskan, shpresa për demokracinë turke është «zëshmëria e shoqërisë civile si dhe popullata e shkolluar e inteligjente», duke shtuar se kundërshtimi gjithpërfshirës ndaj grushtit të shtetit të korrikut ishte shenjë e solidaritet shoqëror.

Megjithatë, që prej publikimit të librit muajin e kaluar, brishtësia e sistemit politik është bërë edhe më e dukshme. Zoti Erdoan ka paralajmëruar reformë kushtetuese e cila do të zgjerojë tutje pushtetin e presidentit. Në të njejtën kohë parlamenti ka vazhduar të mbajë në fuqi gjendjen e jashtëzakonshme që nga grushteti. Kjo bën që demokracia turke të jetë edhe më e paqëndrueshme.

Autorja është redaktore në Financial Times dhe ish redaktore e lajmeve për Lindjen e Mesme dhe Afrikë.