Qytetarët duan «tërheqjen e nënshkrimit» e «zgjedhje të parakohshme»

Lexuesit e portalit Koha.net janë shprehur se duan «tërheqje të nënshkrimit» nga marrëveshjet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe e për demarkacionin me Malin e Zi, si dalje nga kriza politike që është shkaktuar në vend.




Ky opsion është klikuar më së shumti nga lexuesit e portalit, kur janë pyetur se «cila mendojnë se do të ishte zgjidhja më e mirë për të dalë nga situata e krijuar në Kuvend?».

Për këtë opsion janë shprehur 7119 klikues ose 34,6 për qind. Opsioni i dytë më i klikuar ka qenë ai që i sheh «zgjedhjet e parakohshme» si zgjidhjen e krizës. Për të kanë klikuar 6329 lexues ose 30.7 për qind.

Fiks 3661 klikues të tjerë kanë dashur që të shohin «ndërhyrjen e sigurimit» të Kuvendit për të normalizuar funksionimin në Kuvendin e Kosovës. Përkthyer në përqindje i bie 17.8 për qind, ndërsa rreth 200 më pak se kaq, apo 3491 apo 16.9 për qind e kilikuesve kanë paraparë që «dialogu ndërpartiak» mund të jetë opsioni i daljes nga kriza.