Qytetarët ankohen se TVSH-ja e re i ngriti çmimet

Pavarësisht hyrjes në fuqi të vendimit për uljen e TVSh-së nga 16 në 8% për disa prej produkteve esenciale, qytetarët thonë të mos jenë duke i ndier fare, raporton KTV.




Madje sipas tyre, nga 1 shtatori buxheti i tyre vetëm sa është ngarkuar edhe më shumë.

Një kosovar që jeton në mërgim thotë se ka edhe çmime më të ulëta, por piketon një produkt që përdoret shumë në tryezat tona.

Menaxheri i marketeve të kompanisë Albi, Fatlum Haxhiu thotë se për produktet që është vendosur t’u ulet çmimi, tashmë janë të liruara nëpër rafte.

Megjithatë, pranon se për një pjesë të produkteve, të cilat i marrin nga furnitorët e ndryshëm nuk po arrijnë t’ua ulin çmimin, për faktin se të njëjtit po vazhdojnë shitjen e tyre sikur të ishin me çmimin prej 16%.

Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka mundur të japë të dhëna nëse përshkallëzimi i TVSh-së ka pasur efekte pozitive në shportën e qytetarëve.