Qysh në vorr kreshniku m’u kalbë

Curraj i Epërm. Foto: Filip Veskrna



Fluturim, tha, qyqja kenka çue,
N’bahçe Halilit m’i ka shkue.
Ka marrë pushkën Halili për me e gjue,
Atherë qyqja te i ka thanë:
– Mo’ ti, djalë, mue për me m’gjue,
Se mue Muji më ka çue,
Nji fjalë t’keqe me t’diftue,
Se i ka dalë nji baloz prej detit
Edhe vorrin me hu â tue ja rrehë.
Sa mirë Halili qyqen ma ka ndigjue!
Shpejt e shpejt n’shpinë gjogut i ka ra,
Tim e mjegull gjogun ma ka ba
E te vorri Mujos m’i ka shkue.
Shpatë në qafë balozit m’i ka ra,
Kryet në tokë balozit ja ka qitë
Edhe Mujës vorrin ja ka zblue.
Kambëkryq Mujin ma ka gjetë…!
Mujin zanat e kin pa’ çue,
Se fort nakël in kanë ba,
Qysh në vorr kreshniku m’u kalbë.
Dorën Mujit Halili ja ka dhanë
E prej vorrit Mujin ma ka qitë
E m’gjog t’vet Mujin ma ka hipë,
Shndosh e mirë n’Jutbinë me te ka ra,
Shum trimni bashkë prap qi i kanë ba!

Fragment nga kënga «Muji mbas deket» kënduar nga Dedë Zefi nga Curraj i Epërm (Krahina e Tropojës). E botuar në: Visaret e Kombit, vëll. II. Bernardin Palaj dhe Donat Kurti (Tiranë 1937), faqe 234-236; dhe Folklor shqiptar II, Epika legjendare (Cikli i kreshnikëve), Vëllimi i parë. red. Qemal Haxhihasani (Tiranë, 1966), faqe 255-256.