QKUK: 15 të lënduar kërkuan ndihmë mjekësore, të gjithë u liruan

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, njofton se mbrëmë në Klinikën Emergjente të QKUK-së, ndihmën mjekësore e kanë kërkuar 15 persona si pasojë e lëndimeve që kanë marrë në përleshjen e mbrëshme.




Lëndimet kanë qenë kryesisht të ekstremiteteve të poshtme dhe gërvishtje në fytyrë dhe asnjëri nga të lënduarit nuk ka qenë në rrezik jete, transmeton Koha.net.

Të lënduarit janë nga Prishtina, Ferizaj, Obiliqi, Lipjani, Prizreni, Malisheva dhe Vushtrria.

14 nga të lënduarit kanë qenë polic përderisa 1 qytetar. Të gjithë të lënduarit pas ndihmës mjekësore dhe trajtimit në kudër të Klinikës Emergjente janë liruar për në shtëpi.