QKK thërret filmbërësit të konkurrojnë për Berlinale

Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një njoftimi u ka bërë thirrje të gjithë filmbërësve të Kosovës t’ia dërgojnë filmat e tyre për paraselektimin për Berlinale 2016.




Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kriteret e vendosura nga Berlin International Film Festival duhet ta dërgojnë filmin në QKK në formatin DVD, Blu-ray ose DCP, thuhet në thirrje, përcjell Koha.net.

Njëra nga kushtet kryesore është që filmi të mos jetë shfaqur asnjëherë deri më tani dhe që ka për qëllim premierën në Berlinale, gjithashtu filmi mund të dorëzohet edhe si version i papërfunduar, me kusht që të jetë i finalizuar në muajin janar të vitit 2016.

Këtë vit paraselektimi për Berlinale do të mbahet në Zagreb.

Për më shumë informata klikoni këtu:
https://www.berlinale.de/en/branche/_filmanmeldung/filmanmeldung_allgem/index.html

Për informata rreth kritereve klikoni këtu:

https://www.berlinale.de/media/pdf_word/service/ifb/IFB_How_to_Berlinale_en.pdf

Afati i fundit për dorëzimin e filmit është 10 nëntor 2015, sqaron QKK.