Qiell nate

Foto: Shutterstock



Vetëm eci përpara udhës sime,
Gjatë e gjatë shtrihet udha;
Ah, larg diku fshihet caku im.
Dita merr fund. Hapësira erret.
Shpejt do të shoh vetëm yjtë e përjetshëm.
Por nuk më dhimbset dita që shkon,
Nuk tmerrohem nga nata që vjen;
Sepse nga dashuria që përshkon botën,
Një rreze u fut në shpirtin tim.

Përktheu: Kosovë Rexha – Bala