Qeveria synon të përgjysmojë numrin e inspektorateve

Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë asnjëherë nuk ka arritur të zbatojë Ligjin për Inspektoratin e Tregut, shkruan sot «Koha Ditore».




Përzierja e kompetencave të inspektorateve e ka shtyrë Qeverinë e Kosovës të iniciojë reformimin e inspektorateve. Në këtë reformë nuk do të përfshihen Inspektorati i Policisë, Inspektorati i Doganës dhe ai i Administratës Tatimore. Është paraparë që trupat inspektuese të zvogëlohen nga 36 sa janë aktualisht në vetëm 15 sosh.

Kjo reformë është iniciuar pas marrjes së aprovimit nga Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në të cilin, përveç kabinetit qeveritar që merren me sektorin e ekonomisë, bëjnë pjesë edhe përfaqësues të bizneseve dhe të institucioneve të tjera të pavarura.