Qeveria PDK-LDK u bë për dy misione të turpshme

Glauk Konjufca, ka thënë se aktualisht Kuvendi është kukull e Qeverisë.




«Deputetët e shumicës janë aty për të ngritur dorën kur Isa Mustafa sjell aty ‘Zajendnicën;», ka thënë Konjufca.

Sipas shefit të deputetëve të PDK-së, qeveria PDK-LDK u bë për dy misione, që ai i ka quajtur të turpshme.

«Kjo qeveri u bë për të arritur dy misione. Gjykatën Speciale me gjyku UÇK-në dhe tjetra me fut Serbinë brenda. Prandaj nuk ka motiv që të qëndrojë më kjo Qeveri, sepse i ka kryer këto dy misione. Por unë them se këto janë misione të turpshme», ka thënë Konjufca.