Qeveria në kulmin e besueshmërisë

Besueshmëria në Qeveri ka arritur vlerat më të larta në 15 vitet e fundit. Megjithatë, me dy tema ajo mund të regjistronte rënie, shënon Tages Anzeiger.

Asnjë institucion tjetër nuk qortohet sa Qeveria. Posaçërisht për sa i përket raportit me Europën. Sipas kritikëve, ajo nuk po tregon ndonjë strategji dhe komunikon në mënyrë jounike. Megjithatë, sipas anketimeve të «Vox», të cilat i zhvillon instituti GFS në Bern, pas zgjedhjeve, 61 për qind e personave me të drejtë vote i besojnë Qeverisë. Vetëm 30 për qind shprehen bosbesues. Sipas raportit vjetor të «Vox», Qeveria ka shënuar besueshmërinë më të lartë në 15 vite.

Duke qenë se këto anketime zhvillohen pas zgjedhjeve, përkatësisht referendumit, besueshmëria e hulumtuar reflekton atë se sa janë të kënaqur qytetarët me qëndrimin e saj në çështjen e votuar, raporton TA.

Faza mosbesimi

Besimi në Qeveri shënon rënie dhe ngritje. Rënien më të madhe besimi në Qeveri në 15 vite e kishte shënuar pas referendumit të 16 mait 2004 me 25 për qind. Atëherë qe votuar për revizionin e 11-të të Sigurimit të Pleqërisë dhe qe refuzuar me 68 për qind të votave. Tjetra rënie e besimit ishte regjistruar në periudhën kur në Qeveri kishte qenë Christoph Blocher. Ajo kishte rezultur me tetë refuzime plebishitare për Qeverinë. Mendohet se kjo ka të bëjë me shkeljen e principit të kolegjialtetit dhe fërkime të tjera në Qeveri. Për këtë periudhë vlerësohet se besimi i ulët në Qeveri kishte pasur një efekt në rezultatin e votimeve dhe se ai nuk kishte qenë në radhë të parë për shkak të çështjeve të votuara.

Po si shpjegohet atëherë besimi i sotëm në Qeveri nga prizmi i pranimit të Iniciativës të Migrimit Masiv, i cili ishte edhe shprehje e një skepticizmi ndaj Qeverisë? – pyet TA. Politologu Claude Longchamp thotë se votuesit nganjëherë rebelohen dhe bëjnë të kundërtën e asaj që do Qeveria. Ai pohon që Iniciativa u pranua falë mobolizimit të skeptikëve kronik dhe jo për shkak të një trupi votues përgjithësisht mosbesues.

Boshti tradicional, internacional dhe moderat

Raporti vjetor veçon dy tema në të cilat Qeveria në të ardhmen do ta ketë të vështirë. E para është armata. Kjo has te votuesit në gjithnjë e më pak përkrahje, të cilët politologu i quan «modernistët zviceranë». Për sa i përket kësaj çështjeje, këta lëvizin qartazi në drejtim të një armate të dobët. Në 2009-tën 68 për qind e tyre kishin qenë për një armatë të fortë, në 2012-2014 ngelën vetëm 33 për qind. Ky disponim i bën të vështira ndërmarrjet me ushtrinë në të ardhmen.

Të ashtuquajturit modernistë lëvizin qartazi edhe në drejtim të dallimeve të vogla në paga. Disponimi për këtë çështje ka lëvizur nga 39 në 11 përqind për dallime të mëdha. Shpjegimi, sipas medies, është ky: Përderisa dy grupet e tjera të votuesve – «internacionalistët» dhe «tradicionalistët zviceranë» – nuk lëvizin, transformimi te grupi i të moderuarve ndërmjet tyre bëhet vendimtar për qëndrimin e personave me të drejtë vote në tërësi.

Ndërsa internacionalistët ngulin këmbë në pozicionet e tyre, tradicionalistët lëvizin para së gjithash në dy pika: nga traditat në një Zvicër moderne dhe në drejtim të mbrojtjes së ambientit. Kjo lëvizje kah vlerat ambientaliste e tradicionalistëve mund ta kompensojë lëvizjen e moderatëve në drejtim të kundërt. Kjo, parashikon raporti, do të shpiejë në një votim të ethshëm me rastin e referendumit lidhur me energjinë.

Përfituese FDP-ja

Transformimi i vlerave mund të reflektojë edhe në zgjedhje. Modernistët, si një përzierje e të dy poleve të tjera, po kristalizojnë profilin e tyre. Dhe nga ky transformim, sipas Longchamp, po përfitojnë liberalët – FDP-ja. Ajo është më kapitaliste se SVP-ja, skeptike në çështje të energjisë dhe kritike ndaj armatës.

Për besimin në politikë, sias politologut, vendimtar do të bëhet zhvillimi ekonomik. Mbasi kriza botërore ekonomike e kurseu popullatën, edhe disponimi ndaj qeverisë nuk ka ndryshuar. Një hov ekonomik si pasojë e forcimit të frangës do ta përforcojë këtë. Edhe rregullimi i marrëdhënieve me UE-në fund të nxiste një fazë të re. / ks

Foto: K. Shabani