Qeveria me Draft-strategjia nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, u mbajt të hënën mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Gjatë takimit, u shqyrtua Draft-Strategjia Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm.

«Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Kryeministri Mustafa vlerësoi faktin se draft-strategjia që po hartohet është mjaft gjithëpërfshirëse dhe se ajo përbën një nga instrumentet përmes të cilës do të adresohen angazhimet e Kosovës në këtë drejtim», thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Duke theksuar se ekstremizmi i dhunshëm përbën sfidë për të gjitha vendet e botës demokratike, kryeministri Mustafa shprehu vendosmërinë e Kosovës për të qenë pjesë aktive e angazhimeve të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër këtyre dukurive.

Draft-Strategjia Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm mori përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe ajo pritet të aprovohet në një prej takimeve të radhës të Qeverisë së Kosovës.