Qeveria inerte ndaj opozitës, thotë Kryeziu

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se qeveria e Kosovës nuk është duke shfrytëzuar asnjë instrument për të treguar fuqinë e numrave të koalicionit në Kuvendin e Kosovës.




Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se një prej instrumenteve që mund të tregojë gatishmërinë e qeverisë për bashkëpunim me opozitën që po i bllokon seancat e kuvendit është edhe përdorimi i mocionit.

«Kjo qeveri po tregohet inerte ndaj veprimeve të opozitës. Qeveria mund ta bëjë mocionin duke e përdorur si instrument politik për të treguar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me opozitën», ka thënë Kryeziu.