Qeveria identifikon tri grupe potenciale për veprimtari terroriste

Është zbardhur Strategjia për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.




Ekzekutivi ka dhënë alarmin për kërcënimin nga terrorizmi, në një dokument që e ka aprovuar këtë javë, e një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”.

Me frikë shihet kthimi në Kosovë i atyre shtetasve që kanë shkuar për të luftuar në Siri e Irak. Ekstremistët islamikë nuk konsiderohen burim i vetëm për të kryer veprimtari terroriste.

Janë edhe “grupet radikale nacionaliste ekstremiste me origjinë serbe dhe shqiptare, që kundërshtojnë kufijtë dhe qeverisjen ekzistuese”.

Për radikalizmin në rritje, ekzekutivi e ka fajësuar edhe veten. Ka pranuar se radikalizmi është produkt edhe i dy faktorëve shtytës: situatës ekonomike dhe integritetit të ulët institucional.