Qeveria e Shqipërisë synon transparencën nëpërmes portalit të vet [video]

Kryeministri shqiptar, Edi Rama nëpërmes llogarisë së tij në Facebook ka shpërndarë një video ku flet drejtori i Komunikimit tek Këshilli i Ministrave në Shqipëri, Endri Fuga.




Fuga në këtë video lajmëron fillimin e punës së një portali informativ të Qeverisë së Shqipërisë, i krijuar nga Këshilli i Ministrave, që quhet transparenca.al, transmeton Koha.net.

Portali synon, sipas Fugës, të transmetoj fakte, shifra dhe prova konkrete mbi shtrembërimet, akuzat dhe shpifjet në adresë të qeverisë.