Qeveria e Serbisë nesër urgjentisht me mbledhje kundër Kosovës

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka caktuar takimin urgjent të Qeverisë së vet për nesër pasi këtë më parë e kishte kërkuar drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq.




Mbledhja mbahet për të shqyrtuar situatën më të re në Kosovë krijuar pas arrestimit të 15 serbëve në Shtërpcë dhe pas presioneve për pranim të Kosovës në UNESCO, njoftojnë mediet serbe, transmeton Koha.net.