Qeveria do t’i ndjekë dhunuesit shtëpiakë




Qeveria kërkon më shumë rezultate në dënimet e dhunës në familje. Ajo këtë nuk do t’ua lërë në dorë vetëm viktimave.

Shumë akuza për dhunë në shtëpi po ndërpriten. Qeveria dëshiron t’i japë fund kësaj praktike. Për këtë ajo propozon që vendimi për vazhdimin e një procesi lidhur me dhunën në familje të mos varet vetëm nga vullneti i viktimës, njofton Tages Anzeiger.

Momentalisht ndërpriten gjysma e procedimeve lidhur me dhunën në familje, në disa kantone kjo gjë shkon në 90 për qind të rasteve. Nga një komunikatë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë merret vesh se kjo shifër ka të bëjë me faktin që viktimat kanë vështirësi të vazhdojnë hapat e mëtutjeshëm për një përndjekje penale.

Sipas Qeverisë, organet hetuese duhet të kenë më shumë hapsirë për vlerësimin e rasteve të padive për ushtrim dhune në familje. Procedurat duhet të vazhdojnë edhe nëse viktima nuk e kërkon këtë. Për më tepër, pezullimi i procedurave nga ana e viktimës duhet të bëhet i pamundur, nëse i akuzuari ka qenë i dënuar njëherë për dhunë në familje.

Qeveria do t’ia dërgojë parlamentit t’i implementojë përshtatjet e nevojshme në kodin penal për këtë çështje. Ajo tanimë ka publikuar dy raporte që i kishte kërkuar parlamenti. / ksQeveria kërkon më shumë rezultate në dënimet e dhunës në familje. Ajo këtë nuk do t’ua lërë në dorë vetëm viktimave.

Shumë akuza për dhunë në shtëpi po ndërpriten. Qeveria dëshiron t’i japë fund kësaj praktike. Për këtë ajo propozon që vendimi për vazhdimin e një procesi lidhur me dhunën në familje të mos varet vetëm nga vullneti i viktimës, njofton Tages Anzeiger.

Momentalisht ndërpriten gjysma e procedimeve lidhur me dhunën në familje, në disa kantone kjo gjë shkon në 90 për qind të rasteve. Nga një komunikatë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë merret vesh se kjo shifër ka të bëjë me faktin që viktimat kanë vështirësi të vazhdojnë hapat e mëtutjeshëm për një përndjekje penale.

Sipas Qeverisë, organet hetuese duhet të kenë më shumë hapsirë për vlerësimin e rasteve të padive për ushtrim dhune në familje. Procedurat duhet të vazhdojnë edhe nëse viktima nuk e kërkon këtë. Për më tepër, pezullimi i procedurave nga ana e viktimës duhet të bëhet i pamundur, nëse i akuzuari ka qenë i dënuar njëherë për dhunë në familje.

Qeveria do t’ia dërgojë parlamentit t’i implementojë përshtatjet e nevojshme në kodin penal për këtë çështje. Ajo tanimë ka publikuar dy raporte që i kishte kërkuar parlamenti. / ks