Qeveria do Park të ri Biznesi në Drenas pa e funksionalizuar mirë të vjetrin

Edhe pse ende në tërësi Parku i Biznesit në Drenas nuk është funksionalizuar, Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë ka nisur planin për ndërtimin e një parku tjetër të biznesit, ballë për ballë me parkun ekzistues.

Kjo ministri ka hapur tenderin për krijimin e elaboratit të shpronësimit për zonën ekonomike, raporton KTV.

Kjo ministri ka deklaruar se kanë marrë këtë iniciativë për krijimin e zonës ekonomike, pasi që ka kërkesa të bizneseve për t’iu ndarë parcela në atë pjesë.

Shoqatat e bizneseve kanë mirëpritur një hap të tillë, por në anën tjetër kanë shumë rezerva sa i përket realizimit të këtij projekti.

Sipas tyre, bizneset kanë shumë nevojë për të gjetur prona, por institucionet nuk duhet t’i bëjnë gabimet e njëjta të bëra në parkun ekzistues.