Qeveria synon parandalimin e udhëtimeve për në xhihad

Në kuadër të luftës kundër terrorizmit, simpatizantët e xhihadit në të ardhmen duhet të jalmërohen rregullisht në një stacion policor.

Foto: Natali Glado / Shutterstock.com

Qeveri do t’i përforcojë mundësitë e policisë për luftimin e terrorizmit. Ideja është parandalimi i udhëtimit për t’iu bashkangjitur organizatave terroriste në vende të tjera. Ajo e ka autorizuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Policisë të hartojë një draft për përshtatjen e ligjit, transmeton Tages Anzeiger.

Problemi qëndron aty se sot nuk ka një bazë juridike për parandalimin e simpatizantëve të xhihadistëve për të mos dalë jashtë Zvicrës. Në të ardhmen ata obligohen që të paraqiten rregullisht në një stacion policor. Nëse një gjë e tillë rezulton e pasukses ose e pamundur, parashihet të pezullohen dokumentat e udhëtimit të këtyre personave.

Në raste specifike, autoritetet, duke konsideruar interesat e përgjithshme dhe në mënyrë proporcionale, mund të vendosin vetë për masat. Fjala është për shqyrtimin e interesave të përsonit të prekur dhe atyre të Zvicrës. Dhe kur është fjala për Zvicrën duhet vendosur ndërmjet përgjegjësisë së Zvicrës, eksportin e terrorizmit në rajonet e konfliktit dhe interesit të Zvicrës për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste në territorin e saj.

Qeveria dëshiron t’i mundësojë Entit Federal të Policisë shpalljen e personave të caktuar përmes një regjistrimi të mbuluar. Me shpalljen e personave për regjistrim të mbuluar mund të vëzhgohen lëvizjet e një personi të caktuar pa e dituar ai një gjë të tillë.

Policia lajmërohet menjëherë kur ky person kontrollohet me rastin e hyrjes në hapësirën Shengen. Kjo masë pason vetëm në rastet kur llogaritet se një person paraqet një kërcënim për sigurinë e brendshme apo të jashtme. ks