Qentë romantikë

Foto: Shutterstock



Atëbotë isha njëzetvjeçar
dhe i çmendur.
Kisha humbur vendin,
por fitova një ëndërr.
Dhe kur e ëndërroja atë,
të gjitha të tjerat nuk ishin më të rëndësishme.
As të punosh, as të lutesh
apo të mësosh, herët në mëngjes,
te qentë romantikë.
Ëndrra vazhdoi të jetojë në kokën time të zbrazët.
Një dhomë prej druri,
në gjysmëerrësirë,
në njërën prej këtyre mushkërive tropikale.
Nganjëherë kthehesha te vetja ime,
ëndrrën të vizitojë: një statujë, e përjetësuar
në mendime të ujshme,
një krimb, i bardhë,
duke u drithëruar në dashuri.
Dashuri, e të shfrenuarve.
Një ëndërr në tjetrën.
Dhe makthi më tha: ti po rritesh.
Dhembje dhe gabim, këto imazhe je duke i lënë pas
dhe po harron.
Por, atëbotë mplakja do të ishte krim.
Dhe unë thashë: këtu jam, te qentë, romantikët,
këtu jam.

Përktheu: Enver ROBELLI