Qeni që preku zemrat e botës mori emrin Siria

Fotografia e qenit bredharak, i cili në një natë të ftohtë u mbështoll nën një plaf bashkë me refugjatin nga Siria, ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka prekur zemrat e mijëra njerëzve.




Refugjatët, që kishin mbetur pa kulme të shtëpive të tyre, kanë ndarë me një katërkëmbësh bredharak gjithë çfarë kishin, nga uji e buka e deri te shtrati. Për të gjithë ata që mund të pyesnin se ku ndodhet tani qeni bredharak i paemër, ka një lajm të mirë, transmeton Koha.net njoftimet.

Ajo tash nuk është e paemër pasi ka marrë emrin Siria dhe tani nuk dridhet nga të ftohtit, sepse të gjithë kujdesen për të, ndërsa e kanë strehuar në një vend të sigurt.

Ashtu si ndarja nga Siria e lindjes, edhe ndarja nga Siria katërkëmbëshe shumëkujt i shkaktuan lot, citon Koha.net portalin kroat Index.

«Djaloshi nga fotografia, i cili netëve të ftohta e kishte ngrohur qenin pa pronar, edhe vetë në zor, kishte dashur ta merrte me vete qenin, por si ta merrte kur as vetë s’kishte mbulojë, ishte ndarë me pikëllim nga qeni i uritur në Opatovc të Kroacisë. Por, pasi rasti ishte publikuar përmes Facebook –ut dhe pastaj ishte shfaqur një shpirtmirë dhe e kishte adaptuar atë», ka thënë vullnetarja Sonja Domiq, e cila bashkë me mikeshat e saja viziton çdo ditë strehimoren në Opatovc ku refugjatëve u shpërndajnë ushqim, veshje e gjëra tjera të nevojshme.

Natën e shkuar, Siria fjeti në ambient të ngrohtë, ndërkohë u dërgua në Vukovar për kontroll nga veterinari.