Qenët endacakë, në qendër të Pejës

Pejë, 9 tetor - Qenët endacakë në qendër të Pejës, me ndryshime numerike në kohë, por me prezencë pothuajse të përhershme në hapësirë!




Ne, thotë korrespondenti i KD, vëzhguam prezencën e tyre në kohën e përafërt kur nxënësit e ndërrimeve para dhe pas drekës kalojnë aty pari për të shkuar në shkollë: foto 1 është realizuar në mëngjes në ora 7:23, ndërsa foto dy është bërë në ora 12:10, prezenca e qenve në këto afate i bën ata edhe si «përcjellës», «shoqërues» të fëmijëve për në shkollë.
Rikujtojmë këtu rastin e para 10 ditëve në mesditë, kur një fëmijë u sulmua nga qeni endacak mu në mes të sheshit të Pejës, konkretisht përbri bustit të Ali Hadrit, e që po të mos ishin kalimtarët e rastit pasojat ndoshta do të ishin tragjike.