Qëndrimi i gjatë para ekranit nxitë depresionin dhe ankthin

Profesorët Dr. Jean Twenge nga San Diego State University dhe Dr. W. Keith Campbell nga University of Georgia kanë ardhur në përfundimin se fëmijët, të cilët kalojnë orë të tëra duke luajtur me celularë, apo tablet, sipas hulumtuesve i nënshtrohen rrezikut nga problemet mendore, të cilat mund të shmangen.

Foto: Shutterstock



Mjafton qëndrimi një orësh para ekranit të ndonjërës prej pajisjeve teknologjike që fëmijëve t`u rritet shkalla e rrezikut nga ankthi dhe depresioni.

Gjithashtu, kjo gjë i bën ta më pak të lumtur, ua zvogëlon vetëbsimin në përmbushjen e obligimeve të tyre, si dhe pakëson stabilitetin emoional dhe vetëkontrollin.

Profesorët Dr. Jean Twenge  nga San Diego State University  dhe  Dr. W. Keith Campbell nga University of Georgia kanë ardhur në përfundimin se fëmijët, të cilët kalojnë orë të tëra duke luajtur me celularë, apo tablet, sipas hulumtuesve i nënshtrohen rrezikut nga problemet mendore, të cilat mund të shmangen.

«Studimet e mëparshme për kohën pra ekranit dhe qëndrueshmërisë psikologjike të fëmijët dhe adoleshentët janë në kundërshti gjë që ka bërr që disa hulumtues të mbështesin idenë e kufizimit të kohës para ekranit, siç ka propozuar organizata e mjekëve», thonë Twenge dhe Campbell në studimin e tyre.

Instituti Nacional i Shëndetit vlerëson se të rinjtë zakonisht i kalojnë mesatarisht  5-7 orë para ekraneve gjatë kohës së lirë.

Varësia nga pajisjet teknologjike nuk është e kufizuar në Amerikë. Organizta Botërore e Shëndetësisë, kohë më parë i ka kategorizuar në sëmundje lojërat me pajisje të tilla.

Twenge dhe Campbell, zbuluan se adoleshentët, të cilët kalojnë më shumë se shtatë orë përpara ekraneve, jnë  dyfish më të më të shumtë se sa ata që kalojnë një ditë të tërë, janë diagnostikuar me ankth dhe depression. «Tinejxherët kalojnë më shumë kohë në telefonët e tyre dhe në mediat sociale, teksa ne e dijmë nga studimet e tjera se aktivitetet e tilla lidhen më shumë me mirëqenien e ulët se sa me shikimin e televizorit dhe video mesazhet, gjë që përbënpjesën dërmuese të kohës së tinejxherëve», kanë thënë në studimin e tyre Twenge dhe Campbell. Sipas Twenge, studimi sjell fakte shtesë, sipas të cilave Akademia Pediatrike Amerikane vendos kufizim kohor përpara ekranit, një orë gjatë ditës për personat e moshës 2-5 vjeç, me fokus në programe të kualitetit të lartë. Gjithashtu, sugjerohet  që kufizime të tilla, mbase dy orë gjatë ditës të aplikohen edhe të fëmijët e tjerë dhe adoleshentët shkollor.

(dp/psychcentral.com)