Qendrim – kështu quhet gjirafa e sapo lindur në Kopshtin Zoologjik në Basel të Zvicrës

Gjirafa e quajtur Kianga ka lindur në fund të marsit një gjirafë prej 71 kilogramë. Mediat zvicerane njoftojnë se i vogli i saj do të bart emrin Qendrim.

Qendrimi me nënën e tij Kianga. Foto: Kopshti Zoologjik i Baselit.



Gjirafa është një kafshë gjitare përtypëse dythundrake, me trup të madh, me qafë e me këmbë shumë të gjata, me qime të verdha në të kuqe e me njolla të mëdha të murrme, që jeton në Afrikë. Kështu e përshkruan gjirafën Fjalori i Gjuhës Shqipe.

Në Kopshtin Zoologjik të Baselit të Zvicrës më 27 mars ka lindur gjirafa e njohur me emrin Kianga. I vogli i saj, shkruajnë mediat zvicerane, peshon 71 kilogramë dhe do të bart emrin Qendrim. I ati i tij është 10-vjeçari Xamburu. Sipas njoftimeve nga Kopshti Zoologjik Qendrimi qëndroi në këmbët e tij gjysmë ore pas lindjes. Të martën doli për herë të parë jashtë.

Nga gjirafat Kordofan, të cilat i mban Kopshti Zoologjik i Baselit, në mbarë botën ekzistojnë vetëm 1400. Numri i këtyre kafshëve po bie. 26 Kopshte Zoologjike mbajnë kafshë të tilla, gjithsej 87. Për shkak të luftërave dhe gjuetisë si dhe kufizimit të hapësirë së jetesës numri i gjirafave të tilla në Çad, Kamerun dhe në Republikën Qendrore Afrikane po bie. Në Afrikë jetojnë rreth 70 mijë gjirafa të të gjitha llojeve. (dialogplus.ch)