Qendra studentore në Mitrovicën veriore e gatshme për akademistët




Në Mitrovicën veriore është e gatshme Qendra studentore në të cilën do të qëndrojnë 1.700 studentë për të vijuar studimet në vitin e ri akademik.

 

Ndihmësministri i Arsimit i Serbisë, Lubisha Antonijeviq gjatë dy ditëve të qëndrimit në Kosovë, ka vizituar shtëpitë e studentëve në Leposaviq, e Zveçan si dhe Qendrën e Studentëve në Mitrovicë, njofton B92, transmeton Koha.net, është bindur se viti i ardhshëm akademik në Universitetin e Prishtinës do të jetë pa probleme

«Çdo gjë është e gatshme për fillimin, porse në radhë të parë po punohet në arritjen e kapacitetit të plotë e qëllim e kemi që sikur dhe çdo vit, fëmijëve dhe popullatës t’i themi se Qendra studentore mbetet organ shtetëror dhe do të përpiqemi që shërbimi në të, të paktën të mbetet ai që ka qenë», ka thënë Antonijeviq duke shtuar se shërbimi është më i mirë se në qendrat tjera studentore në Serbi.